Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 2+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 261,345 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 25/03/2024 11:28 Post ID: 225282


Pagesa

261,345 Euro

Ambjenti 2+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 149.00 m2 me 2 Tualete
Kati Apartament Kati 1 me 2 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 1001 Euro
Qyteti - Zona Tirane - Sauk/Qendra TEG
Adresa teg - Harta
Lexime 61

Apartament 2+1 në shitje në “Tulipan Residence”

Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 149.34 m2 dhe sipërfaqe neto 129.24 m2

Ndodhet në katin e I-rë banim

Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe ballkon

E kufizuar nga autostrada Tiranë-Elbasan, "Tulipan Residence" shtrihet në pjesën jugore të qytetit, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë.

Nisur nga vetë emri, gjelbërimi është kryefjala e rezidencës. E rrethuar nga pemë të larta të varieteteve të ndryshme, çdo stinë shijon ndryshe brenda asaj zone banimi e rekreacioni. Është vështirë të gjeni një hapësirë me ajër më të pastër pa u larguar plotësisht nga qyteti. Çfarë e bën ndryshe Tulipan Residence nga komplekset e tjera të banimit është raporti fare i ulët i hapësirës së rezervuar për ndërtim. Mbi 80% e projektit i rezervohet natyrës dhe zonave komunitare per rekreacion.


Tulipan Residence nuk përfundon me godinat, gjelbërimin dhe facilitetet e tjera të nevojshme. Në thelb të këtij kompleksi qëndron stili i shëndetshëm i jetës, prandaj vlera e shtuar janë ambjentet sportive e rekreative rreth e qark.

Dy fusha tenisi dhe një fushë basketbolli për të gjithë banorët e vilave, duke e shndërruar kompleksin në një komunitet social ku jetohet mirë e shëndetshëm! Përgjate gjithë perimetrit të rezidencës mund të gjeni ambjente për ecje në natyrë, vrap ose xhiro me biçikletë.


Të gjitha godinat janë të trajtuara me sistemet më të avancuara në fushën e efiçencës energjitike në aspektin termik duke dhënë banorëve një komoditet maksimal dhe kursim real në faturat e energjisë.

Cmimi i shitjes 1750 euro/m2

Totali 261345 euro