Shtepi ne shitje Apartament ne Vlore, 1+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 286,800 Euro. Vlore

Shtepi ne shitje 19/03/2024 16:36 Post ID: 253082


Pagesa

286,800 Euro

Ambjenti 1+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 96.00 m2 me 1 Tualete
Kati Apartament Kati 5 me 2 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 1102 Euro
Qyteti - Zona Vlore - Lungomare
Adresa Lungomare - Harta
Lexime 28

Apartament 1+1 në shitje në Rezidencën Poseidon, Vlorë

Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 95.6 m2 dhe sipërfaqe neto 81.4 m2

Pozicionohet në katin e V-të të objektit

Organizohet në një ambient ndnejie dhe gatimi, një dhomë gjumi, tualet dhe ballkon

Sheshi i ndertimit ndodhet ne bulevardin Lungomare, me siperfaqe totale prej 6,094.23m², Vlorë. Ne veri te sheshit te ndertimit ndodhen 3 objekte ekzistuese 1 kat, ne jug ndodhet nje objekt 9 kate, ne lindje ndodhet nje objekt 3 kate dhe nje objekt 2 kate dhe ne perendim ndodhet shetitorja e Lungomares dhe rruga ”Murat Terbaci”.

Fasadat e objektit karakterizohen nga përdorimi i materialeve transparente të vetratave dhe fasades së xhamit, duke siguruar më shumë transparence me mjedisin e jashtëm.

Dielli i tepërt i verës do të pengohet duke përdorur xham me factor të lartë diellëzimi Loë-E, si dhe hijezues vertikal.

Ballkonet kanë parapet xhami transparent dhe përdorimi i hijezuesve të drurit i japin ambienteve të brendshme hapësirë dhe hijëzim në ditët e nxehta të verës.

Përdorimi i disa elementeve të ndryshem në fasadë e bëjnë objektin të larmishëm në ngjyra e material

Shkallët do të shërbejnë për lëvizjen vertikale në rast emergjence. Keto shkallë aksesohen në cdo kat me dyer kundra zjarrit për të mbrojtur hapësirën e shkallës nga zjarri dhe tymi.

Janë parashikuar 8 ashensorë për banoret për lëvizjen nga kati i dytë nëntokë deri në katin e fundit me kapacitet për 6 persona secili.

Projekti arkitektonik i propozuar nga “Focus Architecture”, krahas risive te zgjidhjes se brendshme te objektit, do ti ofroje qytetit nje objekt te ri me parametra bashkekohore.

Per shkak te pozicionit, lartesise, formes dhe trajtimit te vecante te fasades, ky objekt do te behet epiqendra e ansamblit urban te objekteve perrreth, duke rritur standartin e zhvillimit te zones.

Cmimi i shitjes 3000 euro/m2

Totali 286800 euro