Shtepi ne shitje Vila Luksoze ne Durres, 3+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 950,000 Euro. Durres

Shtepi ne shitje 23/04/2024 10:32 Post ID: 192342


Pagesa

950,000 Euro

Ambjenti 3+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 494.00 m2 me 2 Tualete
Kati Vila Luksoze Kati 1
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 3112 Euro
Distanca 15.41 km nga qendra
Qyteti - Zona Durres - Gjiri i Lalzit
Adresa Gjiri i Lalzit - Harta
Lexime 18

Turquoise Marina është ndër projektet më të mëdhaja, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajonin e Ballkanit, me një sipërfaqe totale prej 350’000m2 (35 ha) dhe sipërfaqe ujore
38’400m2, i pozicionuar në Hamallaj, në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Turquoise Marina ofron cilësi të lartë të përcaktuar nga EUROCODE, me ndjekje rigoroze të 10 standardeve evropiane për dizajnin strukturor.
Investimi ka në përbërje hapësira të dedikuara për terrene sportive, pishina, Aquapark, Marine Port dhe faciliete të shumta për t’iu dhuruar një jetesë të qetë, larg zhurmës dhe kaosit
të përditshëm të qyteteve.
Distanca nga Tirana është 40 Km, 35 km nga Aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza”, dhe 23 km nga Porti i Durrësit. Brenda kompleksit do të jetë e aksesueshme lëvizja tokësore për mjetet
motorrike, ndërsa nga uji lëvizja do të mundësohet nëpërmjet varkave dhe motorrvarkave, gjithashtu edhe biçikleta uji.
Një ndër pikat e forta të këtij projektit është kanali, i cili lidh në mënyrë natyrore detin me pjesën e brendshme të kompleksit, që gjithashtu siguron një sistem ekologjik për drenimin
dhe mbledhjen e ujërave siperfaqesore të të gjith rezidenceëës, siguron akses të drejtëpërdrejtë në çdo pronë, përveç pronave që janë krah tij, për çdo banesë në rezidencë i aksesohet
një post parkimi ne kanal.
Menaxhimi i ketij kanali do të jetë i ndryshëm nga menaxhimi i rezidencës, kontrolli i kanalit do të bëhet me pika vrojtimi në fillim dhe në fund të tij.
Pjesa rezidenciale përbëhet nga vila dhe apartamente me tipologji te ndryshme, duke filluar nga sipërfaqe fizike 60 m2 - 261 m2.
Disponojme vile per shitje.
Informacion mbi apartamentin:
• Sipërfaqe totale 494.32 m2
• Sipërfaqe ndertimi 155 m2
• Disponon verande me siperfaqe 35.7 m2
Organizimi:
• Kati nentoke me siperfaqe 100.7 m2 sherben si dhome tenike
• Kati 0 organizohet nga ambient gatimi dhe ndenjeje, 1 dhome gjumi,1 tualet dhe verande
• Kati 1 organizohet nga 2 dhoma gjumi dhe 1 tualet, ballkon
Kompleksi “Turquoise Marine” ofron izolim termik, teknologji të lartë, siguri të plotë me sistem të dixhitalizuar si dhe një arkitekturë moderne dhe tepër funksionale.
• Shërbimet: Aquapark, Pishina, Marine Port, Bar, Restorant.
• Facilitete: Plazh Privat, Port Ankorimi për mjete lundruese, Parkim i dedikuar, Korsi biçikletash, Ambiente sportive.
“Turquoise Marina” do të jetë një destinacion rekreativ për individët dhe familarët që dëshirojnë të shijojnë natyrën rrethuar me pisha të buta dhe të egra ku ofrohet siguri, cilësi e lartë
ndërtimi dhe infrastrukturë.
Për një vizitë në pronë na kontaktoni!