Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 2+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 137,500 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 30/04/2024 11:20 Post ID: 275449


Pagesa

137,500 Euro

Ambjenti 2+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 91.00 m2 me 2 Tualete
Kati Apartament Kati 4 me 1 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 678 Euro
Distanca 1.72 km nga qendra
Qyteti - Zona Tirane - Don Bosko
Adresa Rruga Don Bosko Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 183

Disponojme apartament 2+1+2 per shitje me vendndodhje tek Twister Palace Residence, ne Don Bosko. “Godinë banimi dhe shërbime 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10 dhe 11 kat, me 2 kat parkim nëntokë, në rrugën “Don Bosko”. Karakteri i zhvillimit të zonës është miks, ku dominon banimi. Akitekti Nicola Ghilardi ka sjellë me anën e ketij projekti linja elegante, hapësira komode, ambiente argëtimi për fëmijë dhe të rritur nëpërmjet një oborri me karakter rekreativ, në qendër te strukturës. Në altimetri, struktura është projektuar në mënyrë të tillë që të lejojë një ajrim dhe diellëzim optimal të saj.Në cilësinë e objektit ndikojnë dhe materialet që do të përdoren si dhe teknologjitë e reja të ndërtimit si në realizimin e rifiniturave, ashtu edhe në realizimin e shtresave hidro dhe termo-izoluese, sistemit me veshje kapot dhe realizimin e murit dopio që ndan apartamentet midis tyre dhe me ambientin e jashtëm.Kështu arrihen parametrat maksimale në parandalimin e defekteve të ambienteve që kanë kërkesa të larta hidroizoluese, si dhe sigurohet një termo dhe zëizolim i mirë. Organizimi i hapësires së lirë përreth objektit, krijon mundësi të mira dhe komode levizje për këmbësorët. Ky projekt siguron një skemë racionale me një fluks shumë të pastër levizjeje të mjeteve dhe këmbësorëve. Informacion mbi apartamentin: • Kati 4 • Sipërfaqe: 91.47 m2 (bruto) • Sipërfaqe: 78.76 m2 (neto) • Kubaturë e Rregullt Organizimi : • Salloni ndenje • Ambient gatimi • 2 Dhoma Gjumi • 2 Tualete • 1 Garderobe • 1 Ballkon Cilësime të tjera: • Ndertim i ri • Shitet bosh • Me ashensor • Zone e aksesueshme, e preferuar per banim dhe investim. Për ta vizituar na kontaktoni!