Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 2+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 135,000 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 06/02/2024 11:53 Post ID: 231362


Pagesa

135,000 Euro

Ambjenti 2+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 102.00 m2 me 2 Tualete
Kati Apartament Kati 6 me 2 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 569 Euro
Distanca 1.82 km nga qendra
Qyteti - Zona Tirane - Stacioni trenit/Rruga e Dibres/5 Maji/Medreseja
Adresa Rruga 5 Maji Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 113

Apartament 2+1 në shitje në Kompleksin rezidencial “TIRANA UPTOWN” në Rrugën 5 Maji
Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një ballkon
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 102.06 m2 bruto dhe sipërfaqe neto 89.53 m2
Orientimi Lindje-Veri
Kompleksi i ri rezidencial “TIRANA UPTOËN” ndodhet në zonën veriore të Tiranës vetëm 1.8 km nga Qendra e qytetit në Rrugën “5 Maji”. Zona është e përbërë nga godina e komplekse banimi të ndërtuara vitet e fundit dhe prej tregut tradicional të Tiranës në fillim të rrugës 5 Maji.
Rruga kryesore e kompleksit e cila vjen pingul me rrugën 5 Maji, do të ketë gjithashtu akses të drejtpërdrejtë në unazën e Tiranës duke qënë një alternative për të anashkaluar Rrugën 5 Maji veçanërisht gjatë orareve të pikut tregtar.
Eshtë shumë e thjeshtë të rrisësh fëmijë në zonën e Rrugës “5 Maji” falë afërsisë me institucionet shkollore e parashkollore, si publike dhe private.
Në afërsi të zonës ndodhen qendrat spitalore më të rëndësishme në vend si QSUT, klinika të ndryshme etj.
Gjithashtu kompleksi lidhet me “Pyllin Orbital” të Tiranës, duke krijuar mundësinë e një jete të shëndetshme, me aktivitete në natyrë.
Zona ka një plan zhvillimi shumë të mirë, me komplekse banimi të ndërtuara vitet e fundit dhe të mirë-organizuara. Momentalisht është një nga zonat me zhvillimin më të shpejtë dhe kërkesë në rritje.
Zona është lehtësisht e aksesueshme me transport publik nga qendra e Tiranës nëpërmjet disa linjash të transportit publik.
Termoizolimi, sistemi i izolimit akustik (ka njëkohësisht funksion edhe termoizolues), postet e paneleve diellore për çdo apartament dhe vetratat me xham të dyfishtë dhe profile plastike bëjnë të mundur efiçencën energjetike maksimale sipas standarteve evropiane në përputhje me nevojat e diktuara nga kushtet klimaterike lokale.
Cmimi: 1350 euro i DISKUTUESHEM