Shtepi me qera Apartament ne Tirane, 2+1, Ambjenti E mobiluar, Pagesa 700 Euro. Tirane

Shtepi me qera 13/04/2024 16:32 Post ID: 266880


Pagesa

700 Euro

Ambjenti 2+1, E mobiluar   (Per 4 persona maksimalisht).
Siperfaqa neto 95.00 m2 me 1 Tualete
Kati Apartament Kati 4
Property Invest Te tilla prona shiten rreth: 187,250 Euro
Qyteti - Zona Tirane - Sheshi Shkenderbej/Myslym Shyri
Adresa Banka e Shqiperise, Tirana - Harta
Lexime 14

Apartamenti ndodhet në qendër të Tiranës, te Banka e Shqipërisë, vetëm 2 minuta larg Sheshit Skënderbej. Me një vendodhje në zemër të kryeqytetit prona ka akses direkt në rrugët e sheshet kryesore dhe ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode dhe dinamike. I pozicionuar në katin e 4 të një prej ndërtesave emblematike të qytetit, apartamenti organizohet në një ambient ndenje dhe gatimi, dy dhoma gjumi të bollshme , një tualet me ajrim natyral, një depo të brendshme dhe një llozhë të gjatë lineare e ndarë në dy pjesë (midis hapësirës së ndenjes /gatimit dhe një prej dhomave të gjumit) për të krijuar privatësi. Me një sipërfaqe 95 m² dhe planimetri shumë të rregullt, prona ofron komoditetin e një hapësire të bollshme dhe ndricimi cilësor gjatë gjithë ditës prej orientimit Jug- Perendim-Veri. Apartamenti është i rinvestuar së fundmi dhe jepet i mobiluar. Zona ofron mundësi parkimi.