Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 2+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 119,600 Euro. Tirane
Shtepi ne shitje 03/01/2023 18:15 Post ID: 95940 Ofrojmë apartament në shitje tek Garden Residence Turdiu, gati për tu banuar.
Apartamenti është i sapo përfunduar.
Ka një sipërfaqe bruto prej 99.5m2
Salloni dhe Ambienti i Kuzhinës kanë një orientim Jug-Lindje me një ballkon 3.5m të gjatë, hapësirë e bollshme për tavolinë qëndrimi dhe një raft.
Kati i nëntë e bën apartamentin të aksesueshem nga drita natyrale me një pamje të lirë.
Kompleksi Turdiu ofron te gjitha facilitetet e përditshme si, market, bar, farmaci, pastrim kimik, parukeri, dhe disa biznese te tjera ne zonë si Furrë Buke etj.
Zona e ish Fushës se Aviacionit ka një perspektivë të lartë zhvillimi bazuar mbi planin urbanistik dhe konkretizimin e ndërtimeve të reja.
Aksesi i lartë në hyrjen dhe daljen nga Tirana e bën zonën atraktive për pjesen më të madhe të popullsisë.
Duke shtuar këtu parqet e lojërave, shkollën, kopshtin e fëmijëve dhe shëtitoren prej 2km afërsisht të gjatë, familjet gëzojnë kohën e lirë vetëm pak metra larg apartamentit të tyre.
Apartamentin mund t’a aksesoni menjëherë për banim.
Për një vizitë në pronë, më kontaktoni!
Ju ftoj te shikoni nje video mbi kompleksin: