Kompani Ndertimi specialist ne punime dheu, sistemim,taracime, prodhime elementesh te parafabrikuara, Tirana

Construction and Restructurings 24/11/2023 21:37 Post ID: 4120


Payment

By Agreement

City - Zone Tirana - 21 Dhjetori/Rruga e Kavajes
Address Rruga e Kavajes, Tirana, Albania - Maps
Reads 777

👷 Kompania “Arlis – Ndërtim” shpk eshte krijuar nga ortaku i vetëm i saj Z. Armand LILO, me selinë Rr: “Muhedin Llagani”, Pallati 12 Katësh (Vala), Kati. 1, Nr. 7, Pranë Policisë Bashkiake, Tiranë – Shqipëri. Aktiviteti i kompanisë është zbatim, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim,taracime, prodhime elementesh të parafabrikuara, betoni e betonarme, ndërtime civile e turistike, rrugësh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karpentierie, investime në sektorin e energjetikes.

“Arlis–Ndërtim”shpk zhvillon dhe aplikon teknologjitë më të sofistikuara. Zbatimi i teknologjive të reja mundëson një avantazh konkurues të kompanisë në treg, në aspektet teknike te izolimit termik, izolimit akustik, fasadë e ventiluar e të tjera si këto. Cilësia e ndërtimit në rritje të vazhueshme është thelbesore për nga rëndësia pasi duhet të sigurojë jetëgjatësinë për shumë dekada.

Çfarë ofron

“Arlis – Ndërtim”shpk është ndërtuar mbi vlera ekselence dhe integriteti të testuara në kohë. Kjo do të thotë të punosh mbi standartet e etikës më të larta dhe të kesh matës cilësinë në projekte. Eshtë një ndër kompanitë lider në tregun Shqiptar dhe jep kontributin e saj, sidomos në objektet residenciale, duke plotësuar kështu kërkesat e vazhdueshme urbanistike. Duke pasur parasysh sukseset e njëpasnjëshme në Tiranë dhe më gjerë, “Arlis – Ndërtim” shpk, është tashmë dhe në tregun e huaj si atë Amerikan si pjesë e “Arlis – Construction” duke investuar për diversifikimin e portofolit te saj në Shtetin e Florida-s (Tampa).

Kompania ka në princip ndërtimin e marrëdhënieve afat-gjata, në partneritetin e ndërsjellë me nënkontraktorë dhe me klientet, raporte të cilat janë bazuar në besim, respekt dhe bashkëpunim. Çelsi i suksesit tonë qëndronë në bashkpunimin me nje staf te talentuar dhe kualifikuar duke realizuar projektet që nga ideimi e deri tek zbatimi në kohë, duke ndjekur metodat bashkohore të tregut. Me një pervojë të gjerë në industrinë e ndertimit, stafi ynë i permbush te gjitha kërkesat dhe pritshmeritë e klientëve.


đź“Ť Adresa: Rruga e Kavajes

📲 Per me teper informacion na kontaktoni ne numrin tone te telefonit!