Shoqeri ndertim eshte e specializuar ne fushen e ndertimeve civile dhe industriale Tirana

Construction and Restructurings 05/01/2024 16:05 Post ID: 4119


Payment

By Agreement

City - Zone Tirana - Kamez/Paskuqan
Address Rruga Dervish Hima, Tirana, Albania - Maps
Reads 307

👷 Kompania ManeTCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, ManeTCI është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale dhe kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. ManeTCI është pjesë e Grupit Balfin.

Çfarë ofron

Kompania ManeTCI ofron shërbime ndërtimi, investimi, mirëmbajtje dhe shitje për pasuritë e paluajtshme. Porftofoli i punëve tona përfshin projekte të mëdha e inovative të profileve të ndryshme, me nivel të pakrahasueshëm të cilësisë së ndërtimit dhe mirëmbajtjes.

 

Departamenti Teknik aplikon një strukturë të Menaxhimit të Cilësisë, qëllimi i së cilës është të identifikoj fazat e një projekti ndërtimor, me proçedurat dhe metodikat e domosdoshme, për fillimin e përfundimin e çdo projekti, në përputhje me objektivin kryesor: atë të përmbylljes në afat, me cilësi, dhe sipas buxhetit të parashikuar.

 


✅ Shërbimet që ne ofrojmë:
•    Ndërtim
•    Studim / Oponencë e projekteve inxhinieriko-arkitektonike
•    Përgatitje Preventivash
•    Tenderim / Vlerësim Ofertash /Përgatitje Kontratash
•    Planifikim / Menaxhim Projektesh
•    Mbikëqyrje Punimesh
Stafi ynë përbëhet nga specialistë me përvojë si: Arkitektë,Inxhinier Civil,Menaxher Projekti,Inxhinier Planifikues, Inxhinier Preventivues, Inxhinier Elektrik, Inxhinier Mekanik, Inxhinier Mjedisi, Inxhinier Topograf.


📍 Adresa: Rruga Dervish Hima, Tirane

📲 Per me teper informacion na kontaktoni ne numrin e telefonit!