Shtepi ne shitje Vila Luksoze ne Tirane, 7+1, Ambjenti E mobiluar, Pagesa 550,000 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 27/12/2022 11:43 Post ID: 95504


Pagesa

550,000 Euro

Ambjenti 7+1, E mobiluar   
Siperfaqa neto 330.00 m2 me 4 Tualete
Kati Vila Luksoze Kati 3
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 2380 Euro
Distanca 2.77 km nga qendra
Qyteti - Zona Tirane - Ysberisht/Kombinat/Selite
Adresa Selite, Tirana, Tirana, Albania - Harta
Lexime 22

Blloku i vilave ne Selite eshte i vetmi bllok ku eshte respektuar te qenit ne nje kompleks rezidencial por ne menyre individuale.
Ne nje prej zonave me te kerkuara te Tiranes, e cila ofron te gjitha facilitetet per nje jetese komode, afersine me rruget kryesore, gjithashtu jep ndjesine e jeteses ne nje rezidence banimi prej organizimit, struktures dhe pozicionimit te vilave si nje bllok i vetem vjen per shitje kjo super Vile.
Me nje siperfaqe totale trualli prej 322.4m2 dhe siperfaqe totale ndertimi prej 330.1m2, e ndare ne 3 kate.
Siperfaqja totale e viles eshte e organizuar ne menyre te tille:
- Kati perdhe me nje siperfaqe prej 139.8m2, te ndare ne 5 ambiente, nje sallon i bollshem "open space", nje ambient gatimi dhe ngrenie dhe nje tualet.
- Kati i dyte me nje siperfaqe totale prej 148.4m2, te ndare ne 11 ambiente, 3 dhoma gjumi, secila prej tyre me nga nje tualet, 3 ballkone, nje studio qe mund te sherbeje si garderobe si dhe korridori qe ben shperndarjen e ambienteve.
- Kati i trete me nje siperfaqe totale prej 96.6m2, te ndare ne 5 ambiente, dy dhoma gjumi, nje ballkon, nje verande dhe korridori qe ben shperndarjen e ambienteve.
Vila eshte ne gjendje shume te mire, e investuar, me sistem kondicionimi qendror chiller, panel diellor per furnizimin me energji te gjithe viles, instalimet elektrike - hidraulie cilesore, e termoizoluar me sistem kapot si dhe planimetri te rregullta te ambienteve.
Secili kat lidhet me tjetrin nepermjet shkalleve ne brendesi te viles.
Pervec pjeses se kopeshtit, hapesirave rrethuese, kjo vile ka dhe nje garazhd te pershtatshem per dy makina.
Vendodhja ideale, hapesirat e bollshme, orientimi dhe planimetrite fantastike te ambienteve jane disa nga arsyet pse kjo vile eshte nje mundesi e mire qofte per banim ashtu edhe per investim.
Vila eshte aktualisht e dhene me qira, per nje vlere 1700€/muaj.