Shtepi ne shitje Vila Luksoze ne Tirane, 4+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 1,000,000 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 25/03/2024 15:46 Post ID: 256274


Pagesa

1,000,000 Euro

Ambjenti 4+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 358.00 m2 me 5 Tualete
Kati Vila Luksoze Kati 3
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 4044 Euro
Qyteti - Zona Tirane - Sauk/Qendra TEG
Adresa Liqeni i Farkes - Harta
Lexime 23

Vile luksoze per shitje, me pamje fantastike te Liqenit te Farkes, ne rezidencen "Quite Lake"!

"Quiet Lake Luxury Residences", buze Liqenit te Farkes eshte nje nga komplekset residencial me cilesine
me te larte te banesave, gjithashtu i vendosur ne nje zone te jashtezakonshme, me akses direkt ne Unazen e Madhe.
I perbere nga tre tipologji vilash, rezidenca eshte e dizenjuar ne menyre te tille qe te ofroje standardet me te larta te
komfortit dhe afersise me natyren.

Vetem 4 km nga qendra e Tiranes, kompleksi rezidencial “Quiet Lake” ndodhet ne zemer te
Bashkise Farke, nje zone e cila ka pasuar nje zhvillim domethenes urban si dhe ne sherbimet
koresponduese.
Duke perfituar nga planifikimi urban cilesor dhe mjedisi rrethues i gjelber
kompleksi rezidencial eshte i pozicionuar ne afersi te hyrjes se rrugeve nacionale nderqytetase
qe lidhin Tiranen.

Vila e tipologjise B eshte e organizuar me nje kat nentoke dhe tre kate mbi toke, e rrethuar nga oborri, i cili pervec ambientit clodhes ofron dhe mundesine e parkimit per 2-3 makina.
Siperfaqja totale e truallit eshte 450m2 mbi te cilen qendron Vila me nje sip. totale ndertimi 357.2m2.

- Kati nentoke, me nje sip. totale 81m2, te organizuar ne nje hapsire “open space” e cila mund te perdoret per kantine vere, lavanteri apo ambient per zbavitje dhe nje tualet.
- Kati perdhe me nje sip. totale 86.6m2 te organizuar ne nje sallon ndenje gjigand, i cili ka daljen ne oborrin e viles,
ambienti i gatimit totalisht i vecuar dhe nje tualet.
- Kati i pare me nje sip. totale 93.8m2 te organzuar ne 2 dhoma gjumi, njera prej te cilave "Master Room", me nje tualet , garderobe, dhe nje ballkon ne formen e nje verande, i cili ofron nje pamje fantastike te Liqenit, nderkohe kati ka dy tualete ne total.
- Kati i dyte, i fundit i Viles, me nje sip. totale 95.8m2 te organizuar ne 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone, njeri prej te cileve ne formen e nje verande me pamje te lire te Liqenit te Farkes.

Fasadat jane te veshura me sistem kapot, gjithashtu me gur dekorativ, qe i ben vilat jo vetem te stilizuara por me nje element me teper termoizolues.
Shkallet e vilave jane prej mermeri gje qe u jep vilave thjeshtesi dhe madheshti
njkohesisht.
Rifiniturat e brendshme te vilave jane te gjitha te cilesise se larte, tualete incasso, vetrata dopioxham, plastike PVC.
Vila pervec shkalleve te brendeshme ka dhe vendin e ashensorit, i cili ben te mundur levizjen nga kati nentoke deri ne katine fundit te viles.

Kompleksi rezidencial “Quiet Lake” i vendosur prane Liqenit te Farkes eshte i perbere nga 16
vila ofron gjithashtu sherbim sigurie 24 ore.
Zona e Liqenit te Farkes pervec cilesise se larte te jetes qe ofron ne te gjitha elementet e infrastruktures se saj gjithashtu gezon avantazhin e densitetit te ulet te ndertimit per meter katror.
Nga ana tjeter edhe zhvillimet e planifikuara te zones ne te ardhmen ndjekin te njejten tipologji duke garantuar uniformitetin e karakteristikave te zones ne tipologji vilash, natyren e gjelber dhe afersine me kryeqytetin.
Vila eshte e pajisur me certifikate pronesie!

Per me shume informacione mund te na kontaktini!