Shtepi ne shitje Vila Luksoze ne Tirane, 5+1, Ambjenti E mobiluar, Pagesa 457,000 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 18/08/2023 12:05 Post ID: 165046


Pagesa

457,000 Euro

Ambjenti 5+1, E mobiluar   
Siperfaqa neto 467.00 m2 me 3 Tualete
Kati Vila Luksoze Kati 3
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 1978 Euro
Distanca 2.26 km nga qendra
Qyteti - Zona Tirane - Qyteti Studenti/Vilat Gjermane
Adresa Fuat Toptani Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 64

Zona/Rruga : Elbasanit te Vilat Gjermane

Vile në shitje, e cila ndodhet në një zonë rezidenciale ku kryesisht janë të ndërtuara vila dhe ndërtesa të ulta dy dhe tre kateshe. Fare pranë rrugës së “Elbasanit” dhe me lehtësi lidhjeje me zona të tjera si Parku i Liqenit, Qyteti “Studenti”, fakulteti Ekonomik etj. Ka prane shkollen 12 vjecare privat “Elite”, Kolegjin Universitar “Wisdom” etj. Vendodhja karakterizohet nga qetësia që të ofron jetesa komode mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit.Zona ka pranë një rrjet të mirëfilltë të institucioneve arsimore-shoqërore si dhe sherbime të ndryshme si; supermarkete, kopshte, cerdhe, bar-restorante, klinika mjeksore etj.Vila ka hapësira të konsiderueshme te ambienteve, oxhak funksional, oborr të sistemuar shumë mirë, me disa pemë frutore, gjenerator per gjithe vilen, depozita uji prej 3 litrash në bodrum, etj.Vilë në shitje 3 katshe me sipërfaqe totale ndertimi 467.5 m2 + 387 m2 oborr. Kati përdhe organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, dhomë gjumi + ballkon, dhomë gjumi + tualet + ballkon dhe tualet dite me dritare. Kati i dytë organizohet nga salloni në të cilin ka dhe oxhakun funksional, dhomë gjumi + tualet me dritare, dhomë gjumi, tualet dite dhe verande e madhe. Bodrumi ofron parkim per 2 makina dhe ambiente te tjera ndihmëse per vilen si depo, ambiente sherbimi, lavanderi etj.Shitet e mobiluar.Me çertifikatë pronësie.