Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 3+1, Ambjenti Bosh, pa mobiluar, Pagesa 268,566 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 29/11/2023 18:06 Post ID: 201435


Pagesa

268,566 Euro

Ambjenti 3+1, Bosh, pa mobiluar   
Siperfaqa neto 136.00 m2 me 2 Tualete
Kati Apartament Kati 1
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 862 Euro
Distanca 5.78 km nga qendra
Qyteti - Zona Tirane - Sauk/Qendra TEG
Adresa Farke,Shqiperia - Harta
Lexime 46

Apartament 3+1 në shitje në O2 Residences Farkë

Apartamenti ka një sipërfaqe bruto prej 135.68 m2, siperfaqe neto 115.8 m2 dhe sipërfaqe verande 44.6 m2

Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, tre dhoma gjumi, dy tualete dhe verandë

Apartamentet luksoze janë të vendosura në vila 3 kateshe, ku çdo apartament ka një kat të vilës. Apartamentet kanë pamje 360 gradë në natyrë.

Fasadat e gjera të xhamit dhe verandat e bollshme shohin në të katër drejtimet kardinale.

Kompleksi rezidencial O2 me vila dhe apartamente luksoze, ofron mundësinë e të jetuarit buzë liqenit të Farkës, në një nga zonat më të bukura të Tiranës, vetëm 3.8 km nga qendra.

Projektuar nga studioja ndërkombëtare APK ARCHITECTS ky projekt sjell eksperiencën europiane në standartet e luksit dhe design-it. Stili modern ndërthuret me elementet e gurit, drurit, xhamit dhe tarracave të gjelbra duke krijuar vila unike.

Rezidenca O2 shtrihet në një sipërfaqe prej 17,405 m2 , me densitet mjaft të ulët ndërtimi vetëm 24%, ndërsa gjithë pjesa tjetër i është dedikuar gjelbërimit.

Kompleksi rezidencial përbëhet nga 21 vila të katër tipologjive të ndryshme: Vila individuale me pishinë dhe oborre që variojne nga 400-1000 m2 për secilën vilë. Apartamentet luksoze janë të vendosura në vila 3 katëshe, ku çdo apartament ka një kat të vilës.

Cilësia absolute e ndërtimit garantohet nga kompania Zbogo-Ja. Projekti parashikon përdorimin e teknologjisë Smart Home, teknologji të efiçensës energjitike dhe të standarteve Green Housing.

Rezidenca do të ketë siguri të garantuar 24 orë, mirëmbajtje dhe facilitete të tjera që do ta bëjnë më të këndshme jetesën në komunitet.

O2 do të jetë mënyra juaj e re e jetesës

Cmimi i shitjes 268566 euro