Oferta Pune ne Tirane, Profesioni MENAXHER, ASISTENT MENAXHER , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 17/08/2022 11:07 Post ID: 77607


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
MENAXHER, ASISTENT MENAXHER, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Baze
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Stacioni trenit/Rruga e Dibres/5 Maji/Medreseja
Adresa Rruga 5 Maji, Tirana, Albania - Harta
Lexime 1027

Hamleys ka nje trashegimi te gjate teatri dhe magjie, marka jone eshte sinonim i argetimit dhe realizimit te endrrave te femijeve. E themeluar ne 1760, nga William Hamley ne jemi nje ikone e vertete britanike. Si biznes ne po rritemi me shpejtesi dhe aktualisht kemi nje mundesi emocionuese qe nje Asistent Menaxher t'i bashkohet ekipit tone te Hamleys


🔴 Permbledhje e qellimit te punes


-Ndihmon ne menyre efikase ne menaxhimin e te gjitha aspekteve te operacioneve te dyqanit per te arritur shitjet e synuara, perfitimin dhe objektivat e kompanise nepermjet perdorimit te objektivave te KPI dhe sherbimit te shkelqyer ndaj klientit.

-Te permiresoje performancen e biznesit dhe te realizoje objektivat permes menaxhimit efektiv, udheheqjes dhe zhvillimit te njerezve .

-Gjithashtu te zevendesoje menaxherin e dyqanit duke marre pergjegjesite e tij/saj ne mungese te tij/saj.


🔴 Roli dhe pergjegjesite:
• Te udheheqe,motivoje dhe zhvilloje ekipin duke tejkaluar shitjet dhe te permiresoje KPI/standardet e sherbimit ndaj klientit permes menaxhimit efektiv .

• Te menaxhoje dhe zhvilloje te gjithe stafin duke perfshire supervizorin .

• Te monitoroje dhe te veje ne dyshim metodat/stilet aktuale te sherbimit ndaj klientit dhe te siguroje lidhjen e tij me pervojen ne zhvillim te klientit Hamleys.

• Te siguroje promovimin dhe mirembajtjen e niveleve te shkelqyera te sherbimit ndaj klientit, nderkohe qe ekipi demonstron vazhdimisht njohuri te plote te produktit.

• Te arrije objektivat e shitjeve permes menaxhimit efektiv te KPI.

• Te analizoje rregullisht performancen e shitjeve, duke maksimizuar pikat e forta dhe duke rishikuar performancen e dobet per te krijuar nje plan veprimi per permiresim.

• Te jete i perfshire ne rekrutimin dhe perzgjedhjen e njerezve me te mire per dyqanin duke ndihmuar ne planifikimin e vazhdimesise
.
• Te identifikoje kerkesat e produktit dhe te permiresoje vazhdimisht nivelet/perzierjen e stokut permes komunikimit me njerezit e duhur dhe kontrollit te stokut ne dyqan.

• Te ndihmoje ne sigurimin e shperndarjes te games se produkteve ne dyqan dhe menaxhimit te hapesires.

• Te siguroje komunikimin ne kohe per te gjithe informacionin e produktit, promovimit dhe tregtimit tek njerezit e duhur.

• Te ofroje nje mjedis te sigurt, duke siguruar qe udhezimet e shendetit dhe sigurise jane zbatuar dhe mirembahen sipas standardeve me te larta ne cdo kohe.

• Te sigurohet qe procedurat e sigurise ndiqen gjate gjithe kohes duke luftuar te gjitha vjedhjet.

• Te siguroje qe masat dhe udhezimet e produktit/tregtimit po ndiqen plotesisht nga ekipi, me efekt maksimal.

• Te mbeshtese dhe permiresoje standardet e VM ne te gjithe dyqanin, permes trajnimit dhe zhvillimit te aftesive te VM-se te ekipit.


🔴 Profili i personit
• Punon me pasion, mban qendrim pozitiv dhe udheheq duke dhene shembull.

• Punon ne menyre te pavarur duke menaxhur kohen ne menyre efektive .

• Komunikon ne menyre efektive ne te gjitha nivelet, duke ndikuar ne biznes dhe duke perfaqesuar sic duhet pikepamjet e anetareve te ekipit.

• Demonstron standardet e persosmerise.

• Aftesi te shkelqyera nderpersonale.

• Qasje profesionale dhe logjike ndaj zgjidhjes se problemeve.

• Demonstron nje nivel te larte integriteti profesional.

• Iniciative e forte dhe vete-motivim.

• Vendosmeria per te pasur sukses me nje qendrim "mund ta bej".

• I sigurt ne veprimet e veta dhe nxit besimin te te tjeret.

• Inovative dhe krijues.

• Aftesi per te permbushur detyrat brenda afateve .

• Fleksibilitet per te punuar ne ore dhe dite te ndryshme te javes.

🔴 Aftesite specifike te punes:
• Analitik dhe i artikuluar.

• Se paku 3 vite pervoje ne menaxhim me pakice.

• Aftesi te shkelqyera komunikimi si me shkrim ashtu edhe me goje.

• Aftesi per te punuar ne menyre te pavarur dhe ne grup.

• Aftesi per te komunikuar ne menyre efektive pikepamjet e anetareve te ekipit me ekipin menaxhues.


Ju lutem kontaktoni ne adresen e emailit [email protected]


📍Adresa::Rruga 5 Maji Tirane,Shqiperia