Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Recepsionist (m/f) , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 09/03/2023 16:32 Post ID: 107474

Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Recepsion
Recepsionist (m/f), Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote ne Distance
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Kodra e Diellit
Adresa Rruga Kodra e Diellit, Tirana, Albania - Harta
Lexime 209
File list: ARKA-HOTEL-LOGO-01-(002).png,

ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group),
një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.

Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

Recepsionist (m/f)

Përshkrim i përgjithshëm

Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Arka Hotel.
Te jetë person dinamik dhe i/e aftë ti ofroj klientëve shërbim në mënyrë profesionale.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Mirëpret të gjithë klientët në mënyrë miqësore dhe profesionale në çdo kohë;
Ndjek veprimet e përditshme në hotel, dhe përditësohet me të gjitha ndryshimet dhe procedurat;
Informon klientët me politikat dhe procedurat e pagesave në check –in;
Koordinon me departamentin e housekeeping në lidhje me azhornimin e dhomave dhe koordinon kërkesat/nevojat për mirëmbajtje dhe riparime;
Të kenë njohuri për qytetin, zonën përreth dhe atraksioneve të tjera për t'u siguruar klientëve të gjithë informacionin e kërkuar;
Raporton cdo situatë apo kërkesë të pazakontë menaxherit;
Janë fleksibile në bazë të nevojave të hotelt;

Kualifikimet dhe Aftësitë:

Diplomë Universitare në Hoteleri Turizëm ose Gjuhët e Huaja përbën avantazh;
Të kenë minimumi 1 vit eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm;
Të njohin shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane (kusht i domosdoshëm);
Të kënë aftësi shumë të mira komunikuese, të dinë të drejtojnë punën në grup;
Të jenë të paraqitshëm;
Të njohin paketën Microsoft Office;
CV-të të shoqërohen me foto;
Të jenë korrektë;

Ofrohet:

Pagesë konkuruese

Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose te telefonojne ne numrin +
Afati i fundit i aplikimit: 30/03/2023 16:32