Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Teknik Ndërtimi/ Inxhinier Ndërtimi Junior , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 03/03/2024 17:10 Post ID: 241582


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Teknik Ndërtimi/ Inxhinier Ndërtimi Junior, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Blloku/Garda/Liqeni Artificial/Stadiumi Dinamo
Adresa Rruga Ibrahim Rugova Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 680

Pershkrimi

Teknik Ndertimi/ Inxhinier Ndertimi Junior zbaton direktivat e Menaxherit te Projektit. Ai eshte pergjegjes qe te kontrolloje punimet ne perputhje me projektin, specifikimet teknike dhe KTZ, legjislacionit te aplikueshem ne fuqi, kushteve te sigurise & shendetit ne pune si edhe sipas kontratave me sipermarresit.

Detyrat
  • Kryen kontrollin e punimeve ne perputhje me kontratat e sipermarrjes, projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe KTZ, kushteve te sigurise dhe shendetit e jetes ne pune;
  • Kryen kontrollin e perputhshmerise se projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mosperputhjeve mes projekteve arkitektonik – elektrik HVAC perpara fillimit te punes;
  • Hartimin dhe ndjekjen e grafikut te punimeve sipas projektit dhe planit te organizimit;
  • Perpilimin dhe kontrollin e te gjithe dokumentacionit tekniko ligjor ne objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, etj.;
  • Kontrollin e cilesise dhe çeshtjet e sigurise ne kantier, si edhe sigurohet se te gjithe nenkontraktoret po zbatojne rregullat sipas rregullave ne fuqi;
  • Ndjekjen e cilesise se lendeve te para qe vijne ne kantier nga furnitoret e ndryshem;
  • Marrjen ne dorezim te punimeve te zbatimit, kryerjen e Inspektimeve te rregullta;
  • Pergatitjen e listave ose te punimeve me mangesi ose te paperfunduara si pjese e procesit te kolaudimit;
  • Zbatimin me rigorozitet te kontratave te sipermarrjes;
  • Ndjekjen e zbatimit te cilesise ne procese te ndryshme teknologjike gjate zbatimit te punimeve;
  • Organizimin dhe koordinimin me punonjesit e nenkontraktoreve per punimet ne kantier;
  • Planifikimin e fronteve te punes per procese dhe kontraktore te ndryshem, koordinimin e programit te punes midis kontraktoreve, aty ku puna e tyre nderthuret ne faza te caktuara;
  • Evidentimin e nevojave per materiale dhe mire administrimin e tyre, si edhe planifikimin e fuqise punetore;
  • Pergatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat si edhe ecurine perkatese;
  • Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, per zerat e preventivit dhe zerat e punimeve te reja ose te paparashikuara ne preventiv;
  • Detyra te tjera qe i ngarkohen nga Menaxherti i Projektit, ne lidhje me pozicionin e punes.
Kualifikimet
  • Te zoteroje Diplome Universitare ne Inxhinieri Ndertimi me 3 vite eksperience ne zbatim ose Teknik i mesem ndertimi me mbi 10 vite eksperience ne zbatim;
  • Aftesi per te lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondencat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike;
  • Aftesi per te menaxhuar projekte dhe kontrata te ndryshme specifike qe perfshihen ne projekte ndertimi;
  • Aftesi per te prezantuar ne menyre sa me efikase problematikat, komunikim i mire verbal dhe me shkrim, pergatitje raportesh etj;
  • Te kete iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punes.
Personat e interesuar te dergojne cv-ne adresen e mailit [email protected]

Afati i fundit i aplikimit: 31/03/2024 16:10