Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Magazinier , Me eksperience, Pagesa 50,000 Leke. Tirane

Oferta Pune 25/09/2023 14:16 Post ID: 177041


Pagesa

50,000 Leke

Pozicioni
Magazinier
Magazinier, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha 30-40 Vjece
Qyteti - Zona Tirane - 21 Dhjetori/Rruga e Kavajes
Adresa Rruga Muhamet Gjollesha, prane ish-godines ISTN, Tirane - Harta
Lexime 411

Detyrat dhe pergjegjesite e pozicionit:
• Mban pergjegjesi mbi mallin e magazinuar ne magazinen perkatese.
• Ruan dhe sistemon mallrat ne ambjentet perkatese te magazines.
• Kontrollon fizikisht te gjitha hyrje/daljet e produkteve nga magazina perkatese dhe krahason sasite fizike te bera hyrje/dalje me dokumentacionin perkates shoqerues (fatura, flete dalje etj).
• Kryen hedhjen e veprimeve perkatese te flete hyrje/dalje ne programin financiar Alpha.
• Bashkepunon me financen per te kontrolluar perputhshmerine e te gjitha regjistrimeve qe behen ne sistem me levizjet fizike te mallrave.
• Ben kodifikimin dhe vendosjen e produkteve ne magazine ne menyren e duhur per te lehtesuar identifikimin dhe kontrollin e produkteve.
• Monitoron ne baze ditore stokun e magazines qendrore dhe magazinat e tjera te projekteve ekonomike te shoqerise dhe vazhdimisht krahason gjendjen fizike me sasite ne sistem duke kryer inventarizime fizike te produkteve;
• Kryen inventare fizike rregullisht (çdo muaj) me financieren e shoqerise;
• Kontrollon fizikisht hyrjet dhe daljet ne magazine;
• Menaxhon çdo proçes qe ka lidhje me magazinimin e produkteve;
• Kujdeset per dokumentacionin qe te jete i rregullt dhe sipas te gjitha udhezimeve;
• Menaxhon fluksin e punes ne magazine qendrore;
• Kujdeset per mirembajtjen e magazines dhe administrimin e produkteve;
• Raporton ne menyre periodike te eprori perkates mbi gjendjen fizike te produkteve, konsumin e tyre dhe nevojave per furnizim.
• Transferon materialet/produktet e shoqerise sipas nje kerkese te aprovuar nga eprori perkates;
• Asiston ne procesin e shkarkimit te mallrave te konsumuara ne njesite e tjera ekonomike.

Kerkesa te pergjithshme per kandidatet:
• Eksperience 5 vite pune, ku nga keto minimumi 2 vite eksperience te drejteperdrejte pune me te gjithe rolet dhe funksionet si magazinier;
• Aftesi shume te mira organizuese dhe koordinuese;
• Diplome universitare dega Ekonomik;
• Njohuri te mira te Kodit te Punes, udhezimeve perkatese dhe marredhenieve me punemarresit;
• Njohuri shume te mira te gjuhes angleze ne te folur dhe te shkruar;
• Njohuri shume te mira te paketes Microsoft Office dhe programit Alpha;
• Te kete aftesi shume te mira komunikimi dhe te punoje ne grup;

SHENIM: Ky pershkrim pune nuk eshte gjithe perfshires. Punemarresi mund te kryeje edhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te Shoqerise.
Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV te perditesuar dhe nje leter motivimi ne adresen e E-mail [email protected] ose ne adresen Rr.Muhamet Gjollesha, prane ish-godines ISTN, Tirane. Ju lutem vini re qe vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve eshte 15 Tetor 2023.

Afati i fundit i aplikimit: 15/10/2023 14:16