Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Recepsionist/e , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 30/07/2023 17:36 Post ID: 158605


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Recepsion
Recepsionist/e, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal I Mesem
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Blloku/Garda/Liqeni Artificial/Stadiumi Dinamo
Adresa Rruga Ismail Qemali, Blloku - Harta
Lexime 2777

Union Bank operon prej më shumë se 16 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 60 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 185,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 650 milion Euro asete.

Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnikë dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Sigurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:

Recepsionist/e

Qëllimi i përgjithshëm i punës:


✅Mikpritja dhe orientimi i klientëve të Degës Qëndrore dhe bashkëpunëtorëve të bankës; Monitorimi i hyrjeve në godinë, mbajtja e ruajtja e rregullit dhe mbarëvajtjes së punës së klientëve në zonën e recepsionit.

Përgjegjësitë kryesore:

✅Komunikon me mirësjellje dhe korrektësi me klientët dhe vizitorët që vijnë për takime pune me stafin drejtues të Bankës.
✅Realizon njoftimet telefonike me stafin e Bankës për kërkesat e klientëve, vizitorë dhe persona të tjerë sipas normave dhe rregullave përkatëse.
✅Siguron miratimin për hyrjet-daljet në ambjentet e bankës për çdo klient, vizitor apo person tjetër.
✅Shoqëron klientët apo vizitorët që kanë takim me drejtuesit dhe personelin e bankës dhe bën regjistrimin e tyre sipas proçedurave përkatëse.
✅Orienton klientët e Degës Qëndrore në zonat përkatëse të shërbimit si dhe suporton në disa proçese të aktivitetit të degës si: mbyllje llogarie në sistem, printim statement, pajisje klientësh me IBAN, shpërndarje te kartave etj
✅Pret postën e jashtme, bën kontrollin vizual dhe koordinon shpërndarjen e saj.
✅Kryen detyra në kuadër të udhëzimeve dhe proçedurave të sigurimit.


Profili Individual:

✅Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërvepruese;
✅Eksperiencë e mëparshme pune në këtë profil përbën avantazh;
✅I/e përgjegjshëm, i/e vëmendshëm, Integritet i lartë personal;
✅Diploma Universitare nuk është domosdoshmëri për këtë pozicion;
✅Natyrë i/e përpiktë dhe i / e rregullt e/e aftë të ruajë sekretin bankar;
✅Proaktiv dhe dëshirë për të mësuar;
✅Njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze dhe paketës Microsoft Office.
✅Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 31 korrik 2023 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:

-CV
-Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].

🤝🏻Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].




Afati i fundit i aplikimit: 31/07/2023 09:48