Oferta Pune ne Durres, Profesioni Inxhinier Ndertimi / Teknik Ndertimi , Fillestar/Pak eksperience, Pagesa 1,000 Euro. Durres

Oferta Pune 01/07/2023 17:28 Post ID: 150388


Pagesa

1,000 Euro

Pozicioni
Inxhinier ndertimi
Inxhinier Ndertimi / Teknik Ndertimi, Eksperienca Pune: Fillestar/Pak eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Master
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Durres - Qender
Adresa Lagja nr 12 Durres, Rruga K Kaznaxhi - Harta
Lexime 835

Shoqeria “VEZI GROUP” shpk, Durres
shpall vende te lira pune per:


- Inxhinier ndertimi
- Teknik ndertimi



Pergjegjesite Kryesore:
• Zbatimi i grafikut te punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve.
• Zbatimi i KTZ-ve perkatese, rregulloreve te shendetit dhe sigurise ne pune.
• Te koordinoje me personelin perkates per porositjen e materialeve sipas nevojave per realizimin e proçeseve ditore ne respektim te grafikut te punimeve.
• Te planifikoje, te organizoje dhe te zbatoje punimet ne sheshin e ndertimit ne perputhje me projektin, kushtet teknike te zbatimit, specifikimet teknike dhe planit te cilesise, duke respektuar afatet kohore.
• Te hartoje planet ditore, javore dhe mujore dhe t' i paraqese ato per diskutim, aprovim dhe miratim.
• Te kryeje kontrollet ditore perpara fillimit te punes dhe mbas mbarimit te saj duke mbajtur proçes verbalet perkatese.
• Marrja pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mbajtja e proces verbaleve perkatese.
• Pergatitja e situacioneve mujore, librezave te masave, mbajtja e kostove te punimeve te realizuara nga grupet e punes te shoqerise.
• Te koordinoje, mbikqyre dhe te mbaje pergjegjesi qe te gjitha materialet te cilat vijne ne objekt te jene sipas porosise se kryer, ne perputhje me specifikimet teknike, standartet dhe te shoqeruara me
çertifikatat origjinale te cilesise.
• Te mbikqyre dhe te mbaje pergjegjesi per saktesine, cilesine e perdorimit dhe magazinimit si dhe normativat e harxhimit, te materialeve qe vendosen ne objekt.
• Te mbikqyre kontrollin mujor fizik te inventareve per materialet qe perdoren ne objekt.
• Ben ndjekjen dhe monitorimin e punes se kryer nga nenkontraktoret, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt.
• Ndjek dhe kerkon zbatimin e disiplines ne pune.

Kualifikimet:
• Te kete perfunduar studimet per inxhinieri ndertimi, eksperienca e punes perben avantazh.
• Te kete njohuri ne mbajtjen dhe pergatitjen e dokumentacionit teknik te nje objekti.
• Perdorimi shume i mire i paketes office, dhe autocad.




Kontakt:
Per te aplikuar ne kete pozicion pune, lutemi te dergoni CV-ne tuaj ne adresen e shoqerise
[email protected]

ose kontaktoni ne nr e telefonit





Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote mbeshtetur ne ligjin nr.9887 date 10.03.2008
“per mbrojtjen dhe perpunimin e ligjshem te te dhenave personale” ne RSH.














Afati i fundit i aplikimit: 31/12/2023 18:00