Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Menaxher i burimeve njerezore , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane
Oferta Pune 30/11/2022 15:25 Post ID: 92472Pagesa | Me Marreveshje |
---|---|
Pozicioni Inxhinier elektrik | Menaxher i burimeve njerezore, Eksperienca Pune: Me eksperience 👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem |
Arsimi Minimal | Bachelor |
Preferohet mosha | E Pa Percaktuar |
Qyteti - Zona | Tirane - Zone Periferike/Aeroport |
Adresa | Tirana, Albania - Harta |
Lexime | 1035 |
⏩ Vega Electric po kërkon të zgjerojë stafin me një: Menaxher të Burimeve Njerëzore
📌 Përgjegjësitë kryesore:
▪ Të përgatisë, të administrojë dhe ndjekë të gjitha proçedurat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për dosjen personale të çdo punonjësi.
▪ Të planifikojë, implementojë dhe plotësojë të gjitha proçedurat e rekrutimit/ intervistimit/ selektimit/ largimit të punonjësve të kompanisë dhe të krijojë një database me të gjitha të dhënat e grumbulluara të punonjësve e kandidatëve.
▪ Të hartojë dhe zbatojë strategjitë e BNJ në përputhje me strategjitë dhe politikat e kompanisë.
▪ Ndërton raportet me punonjësit përmes diskutimit të çështjeve të ndryshme të lidhura me kërkesat, ankesat etj.
▪ Zhvillon dhe monitoron politikat, strategjitë, taktikat dhe proçedurat e përgithshme të BNJ në të gjithë kompaninë.
▪ Krijon dhe menaxhon sistemin e vlerësimit të performancës me qëllim rritjen e performancës.
✅ Kërkesat e profilit:
▪ Të ketë mbi 2 vite eksperiencë pune në profesion.
▪ Të ketë njohuri të mira të legjislacionit të punës.
▪ Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
▪ Të ketë aftësi koordinuese dhe të punës në grup.
▪ Aftësi shumë të mira komunikimi verbal dhe të shkruar.
▪ Të jetë përdoruese shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
▪ Të ketë eksperiencë në përdorimin e Software për BNJ.
⏰ Orari i punës:
E Hënë – E Premte
08:00 – 12:30
13:30 – 17:00
📩 Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:
😊 Ju Mirepresim !