Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Drejtor Shitjesh , Ekspert/Profesionist, Pagesa Me Marreveshje. Tirane
Oferta Pune 02/08/2023 19:53 Post ID: 160023Pagesa | Me Marreveshje |
---|---|
Pozicioni Sherbim klienti | Drejtor Shitjesh, Eksperienca Pune: Ekspert/Profesionist 👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem |
Arsimi Minimal | Master |
Preferohet mosha | E Pa Percaktuar |
Qyteti - Zona | Tirane - Kodra e Diellit |
Adresa | Rruga Kodra e Diellit ,Shqiperia - Harta |
Lexime | 265 |
Kompania ATDG (Art and Tourism Development Group), nje nga kompanite lider ne fushen e Turizmit dhe hotelerise, me nje shtrirje te gjere ne bregdetin shqiptar.
Ju fton te aplikoni ne pozicionin e:
Drejtor Shitjesh
Detyrat dhe Pergjegjesite:
• Zbaton te gjitha aktivitet e shitjeve dhe maksimizimin e mundesive te biznesit;
• Hulumton tregun (analiza/matje) dhe zhvillon plane strategjike mbi shitjen e produkteve konform qellimeve buxhetore te kompanise;
• Zbatimin dhe ekzekutimin e te gjitha objektivave te shitjeve dhe planeve te veprimit per te arritur dhe tejkaluar objektivat e vendosura;
• Njohuri te hollesishme per te gjitha sherbimet qe ofron kompania dhe te gjitha faktet dhe shifrat perkatese te kompanise;
• Motivon, mentoron dhe menaxhon stafin e shitjes;
• Identifikon mundesite e reja per biznes/trendeve ne rritje per plotesimin e nevojave te klienteve;
• Percakton standarde, objektiva dhe qellime realiste, te matshme te shitjeve (per aktivitetet e shitjes dhe te ardhurat) qe duhen arritur;
• Zgjidh çeshtjet e klienteve qe dalin nga procesi i shitjes dhe sjell çeshtjet ne vemendjen e drejtuesve sipas rastit. Kjo perfshin feedback nga biznesi, konferencat dhe eventet;
• Siguron qe strategjite e shitjes te respektohen gjate negociatave dhe maksimizon mundesite e shitjes sa here qe eshte e mundur;
• Kreativ ne rritjen e biznesit;
Kualifikimet dhe Aftesite:
• Minimalisht dy vite eksperience pune ne fushen e shitjeve dhe vecanerisht ne industrine e hotelerise dhe eventeve;
• Diplome BS/MS ne marketing ose fusha te ngjashme;
• Aftesi shume te mira negociuese;
• Pervoje shume te mire ne drejtimin e shitjeve dhe permbushjen dhe tejkalimin e objektivave;
• Aftesi shume te mira te zhvillimit dhe menaxhimit te marredhenieve me klientet;
• Aftesi per te hulumtuar, identifikuar dhe zhvilluar perspektiva te reja;
• Njohuri ne industrine e turizmit dhe hotelerise;
• Aftesi shume te mira kompjuterike;
• Aftesi te forta nderpersonale dhe te punoje mire ne menyre te pavarur, si dhe ne ekip.
• Te jete fleksibel dhe te kete aftesi per t'u pershtatur me ndryshimin e prioriteteve dhe nevojave te biznesit;
• Te kete aftesi shume te mira drejtuese;
• Te jete i afte te demonstroje komunikim te shkelqyeshem te shkruar dhe verbal ne gjuhen angleze;
• Te kete aftesi ne kuptimin dhe mbikeqyrjen e veprimeve operacionale te hotelit;
Te gjithe aplikantet e interesuar jane te lutur te dergojne aplikacionin e tyre te perbere nga:
Leter motivimi, referenca ose kontakte per referencat e fundit te punes, CV ne adresen e emailit: , ose kontaktoni ne numrin e telefonit: +
Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, i vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”
Adresa: Blloku i Banimit "Kodra e Diellit" 2. Tirane, Shqiperi.
Afati i fundit i aplikimit: 30/09/2023 13:40