Oferta Pune ne Tirane, Profesioni , , Pagesa 45,000 Leke. Tirane

Oferta Pune 09/05/2024 14:01 Post ID: 282579


Pagesa

45,000 Leke

Pozicioni
, Eksperienca Pune:
Arsimi Minimal
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Stacioni trenit/Rruga e Dibres/5 Maji/Medreseja
Adresa Rruga e Dibres Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 118

Disa nga detyrat që duhet të kryejë një Operator Braille në INNSH janë: 

  • Të zotërojë kodin Braille për gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera të përdorura në materialet didaktike në INNSH.
  • Të transkriptojë tekstet mësimore, jashtë mësimore dhe çdo material tjetër që i paraqitet si kërkesë nga eprori, në shkrimin Braille, në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera të nevojshme.
  • Të korrektojë, redaktojë e printojë (në printer Braille) tekstet mësimore.
  • Të prodhojë mjetet didaktike sipas kërkesave të mësuesve përkatës në termoform.
  • Në bashkëpunim me punonjës të tjerë përgjegjës për shtypjen e librave, duhet të prodhojë librat duke përdorur pajisjet për lidhjen e tyre.
  • Duhet të ketë njohuri për të gjitha pajisjet e instaluara në shtypshkronjën e institucionit, si edhe mjete të tjera të teknologjisë asistive jashtë shtypshkronjës, të lidhura me punën e tij.
  • Të hulumtojë zhvillimin dhe përdorimin e programeve që prodhojnë librat me figura në gjuhën Braille (Tactile VIEW V2.5 dhe versionet pasardhëse).
  • Operatori i kodit Braille njeh dhe merr përsipër të përditësojë njohuritë, rreth konfigurimeve të printerave Braille në shtypshkronjë. Gjithashtu, ai zotëron aftësinë për të aplikuar ndryshime të nevojshme në konfigurimet e pajisjeve në fjalë.
  • Operatori i kodit Braille hulumton në internet për të rejat e kodit Braille dhe përvetëson ç’ka është e nevojshme për mbarëvajtjen e punës në institucion. Zhvillimet dhe përditësimet e gjetura aprovohen dhe miratohen me shkrim nga drejtuesi.
  • T’i nënshtrohet testimeve të ndryshme mbi njohuritë dhe përditësimet në kodin Braille.
  • Të ruajë dhe administrojë ambjentet e shtypshkronjës.