Oferta Pune ne Tirane, Profesioni DREJTOR/E MARKETINGU. , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 03/05/2024 15:06 Post ID: 274785


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Marketing Manager
DREJTOR/E MARKETINGU., Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha 25-35 Vjece
Qyteti - Zona Tirane - Brryli/Rruga Bardhyl
Adresa Rruga Petro Cani, Tirane - Harta
Lexime 364

📢 NATYRA THERAPY KERKON DREJTOR/E MARKETINGU.

Natura Therapy eshte nje kompani lider ne treg e angazhuar ne zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e produkteve me cilesi te larte. Eshte krijuar per te permiresuar dhe ruajtur shendetin e njeriut.

Natura Therapy kerkon Drejtor/e Marketingu ku luan rol kyc ne zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive te marketingut per te promovuar sherbimet e kompanise, per te rritur ndergjegjesimin e brandit, dhe per te marre dhe mbajtur klientet. Ajo/Ai eshte personi ekzekutiv pergjegjes per te udhehequr punet e marketingut te kompanise ne nje treg me konkurrence shume te larte.

❗ Pergjegjesite themelore:

1. Zhvillimi i strategjive te marketingut:
- Krijon dhe implementon strategji marketingu gjitheperfshires per te arritur objektivat e biznesit.
- Analizon trendet e tregut, nevojat e klientit dhe aktivitetet e konkurrenteve per te identifikuar shanset per rritje;
2. Menaxhimi i Brandit:
- Menaxhon dhe rrit imazhin e brandit Natura Therapy dhe pozicionimin e tij ne treg.
- Siguron qendrueshmerine permes te gjitha kanaleve te marketingut.
3. Marketingu Digjital:
- Mbikeqyr iniciativat e marketingut digjital, duke perfshire reklamat online, mediat sociale e permbajtje marketing.
- Analizon dhe studion shifrat per te optimizuar punen e marketingut digjital.
4. Marketingu Tradicional:
- Planifikon dhe ekzekuton fushata marketingu, si printimet, tv, radio, reklamat outdoor.
5. Promocionin e sherbimit dhe produktit:
- Zhvillon dhe implementon strategji per te promovuar paketa specifike dhe vecorite e tyre.
- Bashkepunon me skuadren e zhvillimit te sherbimeve per koordinuar punen per lancimin e produkteve te reja.
6. Mbajtja dhe marrja e klienteve te rinj:
- Krijon programe marketingu qe mbajne klientet ekzistues dhe atraktojne klientet e rinj.
- Implementon programin e besnikerise dhe te referimit per te rritur kenaqesine e klientit dhe mbajtjen e tyre.
7. Kerkimi i tregut:
- Menaxhon relacionet publike duke perfshire mediat, deklaratat per shtyp dhe strategjite per menaxhimin e krizave.
8. Kerkimi i tregut:
- Drejton kerkimin e tregut per te kuptuar nevojat e klienteve, preferencat dhe trendet e industrise.
- Perdor te dhenat e industrise per te ribere strategjite marketing dhe per te siguruar poziten konkurruese.
9. Menaxhimi i buxhetit:
- Zhvillon dhe menaxhon buxhetin e marketingut, siguron alokimin e tyre eficent per te maksimalizuar ROI (Return of investment).


❗Kerkohet nga kandidati:

Te kete mbaruar shkollen e larte per menaxhim, marketing, relacione publike ose dege te lidhura me to:
1.Te njohe shume mire gjuhen angleze.
2.Kerkohet te kete punuar ne departamente marketingu te kompanive.
3.Te kete eksperience pune direkte ne marketing minimalisht 2-3 vjet.
4.Te njohe shume mire marketingun digjital.

✨Kriteret :

Mosha: +24 vjec
Arsimi: i larte

📌SHENIM: Puna Operon vetem prane zyres


Adresa: Rruga Petro Cani, Tirane

⏩ E-mail: [email protected]

📲📞Per me shume informacione mund te na kontaktoni ne numrin tone te telefonit.
Ju mirepresim❕