Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Inxhinier Mekanik , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 12/04/2024 10:47 Post ID: 266495


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Inxhinier Mekanik, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Master
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - 21 Dhjetori/Rruga e Kavajes
Adresa Ndre Mjeda St , Magnet Complex, Tirana, Albania - Harta
Lexime 196

Mundësi Punësimi - Inxhinier Mekanik

VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një kompani udhëheqëse në Shqipëri, e specializuar në dizajnimin, zhvillimin dhe ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurimi, Ndërtimi), duke siguruar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.


Detyra të përgjithshme të rolit:

  • Të zhvillojë dizajne të ndryshme të strukturave metalike në varësi të kërkesave specifike që mund të ketë secili projekt.

  • Përgatitja e planeve dhe specifikimeve teknike për ndërtimin e strukturave mbajtëse.

  • Përgatitja e raportit statik të strukturës metalike për montimin e paneleve fotovoltaike, ose të kontrollojë raportet e dërguara nga prodhuesi i strukturës.

  • Kontrolli dhe testimi i materialeve të ardhura në kantier dhe sigurimi që materialet janë në përputhje me specifikimet teknike të kërkuara.

  • Të kontrollojë montimin e strukturave metalike dhe të sigurohet që të zbatohen standardet teknike gjatë montimit.

  • Të mbikëqyrë montimin e paneleve fotovoltaike dhe të sigurohet që montimi të bëhet sipas standardeve teknike dhe në përputhje me specifikimet e rekomanduara nga prodhuesi.

  • Të bëjë zgjedhjen e materialit që duhet të përdoret në varësi të zonës ku do të zhvillohet projekti në mënyrë që të garantohet jetëgjatësia e strukturës.

  • Të mbajë marrëdhëniet me kompanitë nga të cilat bëhet furnizimi me struktura metalike dhe të mbrojë interesat e kompanisë në porositë e ndryshme që bëhen.

Kriteret dhe kualifikimet:

  • Të jetë i diplomuar në degën e Inxhinierisë Mekanike. Njohuritë në fushën e Energjisë së Rinovueshme përbejnë avantazh.

  • Minimalisht 2 vite eksperiencë pune si Inxhinier.

  • Eksperiencë pune në dizajnim të sistemeve mekanike, eksperienca në dizajnim të strukturave të sistemave fotovoltaike përben avantazh.

  • Aftësi të shkëlqyera teknike, për sa i përket konstruksioneve metalike.

  • Njohuri të mira të procedurave të sigurisë në vendin e punës.

  • Të njohë mirë programet kompjuterike, AutoCAD, SolidWorks, Microsoft Office, Google Drive.

  • Aftësi të mira analitike për të identifikuar problematika të mundshme gjatë zhvillimit të projektit dhe të jetë i aftë të ofrojë zgjidhje.

  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

  • Të disponojë leje drejtimi kategoria B

Shënime:

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Mekanik”.

*Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.



Afati i fundit i aplikimit: 30/04/2024 10:47