Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Specialist , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 17/11/2023 13:16 Post ID: 196858


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Specialist, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Master
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Blloku/Garda/Liqeni Artificial/Stadiumi Dinamo
Adresa kryeministria - Harta
Lexime 942

1) Specialist, Sektori Ligjor dhe i Prokurimeve, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Mban evidencën e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit dhe atyre me karakter të përgjithshëm dhe bën rifreskimin e tyre.
  2. Merr pjesë në përgatitjen e akteve, të rregulloreve, të shkresave, të marrëveshjeve dhe të çdo materiali tjetër që i ngarkohet nga Përgjegjësi i Sektorit, Drejtori i Drejtorisë apo Drejtori i Përgjithshëm.
  3. Ndihmon Përgjegjësin e Sektorit apo Drejtorin e Drejtorisë për interpretime juridike dhe interpretime të akteve ligjore.
  4. Përfaqëson agjencinë në seanca gjyqësore, sa herë që i kërkohet me autorizim të posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm dhe në të gjitha shkallët e gjykimit për çështje të ndryshme ku agjencia është palë apo ndërmerr vetë një proces gjyqësor.
  5. Asiston punonjësit e agjencisë për problemet me karakter juridik në ushtrimin e detyrave të tyre apo në problematika që mund të hasen prej tyre pas konsultimit me Përgjegjësin e Sektorit.
  6. Merr pjesë në përgatitjen e materialeve të tenderëve nga ana juridike, duke siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe ndjek të gjitha afatet ligjore sipas ligjit të prokurimeve publike.
  7. Harton dokumentacionin e nevojshëm për prokurim online me kërkesë të Përgjegjësit të Sektorit, të Drejtorit të Drejtorisë apo të Drejtorit të Përgjithshëm.

KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave juridike dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”;
  • Të ketë të paktën 3 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.
  • Preferohen kandidatët të cilët kanë eksperienca në përfaqësimin e institucioneve pranë gjykatave të shkallëve respektive në gjykimin e mosmarrëveshjeve, konflikte gjyqësore.
  • Të ketë njohuri të mira të kuadrit ligjor në fushën e prokurimeve publike.
  • Të jetë i aftë të përpilojë dhe të analizojë shkresa me karakter juridik.
  • Parapëlqehen kandidatët me përvojë në administratën publike.
  • Të zotërojë gjuhën angleze.
  • Të mos jetë larguar nga puna me masë disiplinore.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë.

PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (IV-2)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:

Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: [email protected]" style="background-image: initial; background-position: initial; background-size: initial; background-repeat: initial; background-attachment: initial; background-origin: initial; background-clip: initial; color: rgb(236, 67, 69); transition: all 0.2s ease 0s;">[email protected], këto dokumente:

  • Letër interesi për pozicionin;
  • CV;
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
  • Fotokopje të librezes së punës;
  • Fotokopje të noterizuar te certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Dëshmi penaliteti;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.

* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 27 nëntor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.