Oferta Pune ne Tirane, Profesioni inxhinier mekanic elektroaut , Me eksperience, Pagesa 80,000 Leke. Tirane

Oferta Pune 28/04/2023 09:57 Post ID: 125097


Pagesa

80,000 Leke

Pozicioni
Mekanik
inxhinier mekanic elektroaut, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Profesionale
Preferohet mosha 35-45 Vjece
Qyteti - Zona Tirane - Blloku/Garda/Liqeni Artificial/Stadiumi Dinamo
Adresa Rruga Donika Kastrioti Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 599

Kompania Euroasia Clean Energy sh.p.k shërben si një operator tregtar dhe kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme në bashkëpunim me bizneset rajonale evropiane dhe aziatike, shpërndarje instalim dhe mirëmbajtje të aparateve të furnizimit me energji elektrike të makinave elektrike, import – eksport, shitje, shpërndarje, shërbim dhe mirëmbajtje të makinave elektrike si dhe pjesëve të tyre.

Kompania Euroasia Clean Energy sh.p.k kërkon të punësojë me kohë të plotë
Inxhinier Mekanik/ elektroaut

Përshkrimi i Pozicionit të punës.

Kërkesat për aplikantët:
1. Diagnostikimin e parregullsive në sistemet elektrike dhe elektronike te makinave elektrike si dhe mirëmbajtje/ riparim të automjetit përmes kontrollit fizik dhe kompjuterik
2. Të kryejë shërbimin dhe riparimin e sistemit të ushqimit, ndezjes, të lëshimit, drejtimit, frenimit, të ndriçimit dhe amortizimit të automjetit
3. Të ketë njohuri mbi sistemin e baterisë
4. Të ketë njohuri në sistemet mekanike të automjetit në vlerësimin dhe ndërrimin e pjesëve të saj
5. Plotësimin e dokumentacionit teknik dhe financiar për shërbimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të automjetit.
6. Të përzgjedhë veglat, pajisjet, instrumentet dhe materialet e duhura për kryerjen e shërbimeve të nevojshme të automjetit
7. Aftësi shumë të mira komunikuese me klientët dhe grupin e punës
8. Eksperiencë 2+ vjeçare në këtë fushë
9. Leje drejtimi

Paga
Pagë e kënaqshme dhe konkurruese në treg


Mënyra e Aplikimit
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar CV-n sipas formatit europian dhe leter interesi në adresën e emailit: [email protected]



Afati i fundit i aplikimit: 01/06/2023 11:56