Oferta Pune ne Tirane, Profesioni Menaxher Projekti , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 31/03/2023 12:18 Post ID: 115084


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Menaxher projekti
Menaxher Projekti, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Lumi Lana/ Bulevard
Adresa Rruga Ndre Mjeda, Tirana, Albania - Harta
Lexime 685

Përshkrimi:
Kompania Albanian Investment Construction sh.p.k (A.I.C) ushtron aktivitetin e saj prej rreth 20 vitesh ne fushen e Ndertimit & Zhvillimit. Aktualisht po zhvillon 2 projekte te medha ne Tirane me destinacione Vila dhe Godine Sherbimi dhe Banimi. Kompania kerkon te rekrutoje; 2 Menaxher Projektesh per 2 projektet e siperpermendura.
Detyrat
Konsulencë në përcaktimin e objektivave teknik, ekonomik dhe kohor, në mënyrë që objektivat të jenë reale dhe të arritshme në zbatim.
Përgatit strategjinë më efikase nga pikëpamja tekniko-ekonomike për realizimin e projektit.
Përgatit detajimin dhe radhën e punës dhe në varësi të burimeve në dispozicion, grafikun e realizimit të projektit.
Kontrollon projektet, preventivat, specifikimet, grafikët si nga pikëpamja sasiore e kompletimit të tyre sipas kërkesave të projektit të zbatimit, ashtu edhe nga pikëpamja cilësoredhe përputhjen me terrenin.
Përcakton kërkesën në sasi, cilësi dhe kohë, si dhe të organizojë, koordinojë suportin e projektit në kohën e duhur me materiale, shërbime, makineri dhe burime njerëzore.
Perpilimi i situacioneve Mujore.
Ka per detyre te njohe rregullat dhe udhezimet mbi tekniken e sigurimit dhe mbrojtjen ne pune, t‘i propogandoje ato dhe te kontrolloje sistematikisht që puna te kryhet ne perputhje te plote me kerkesat e ketyre rregullave dhe udhezimeve.
Kualifikimet
Të ketë përfunduar ciklin e plote te studimeve te larta në degën Inxhinieri Ndërtimi,
Preferohet me eksperience mbi 3 vite në kompani ndërtimi dhe objekte civile;
Të jetë i afte të përmbush me sukses disa detyra në të njëjtën kohë, të respektoj deadline;
Të njoh shumë mirë programet bazë kompjuterike, përdorimi i programit AUTOCAD si dhe cdo program tjeter qe i duhet ne profilin e tij
Te jetë bashkepunues dhe i komunikueshëm me stafin dhe bashkëpunëtorët;
Vleresohet shume qendrueshmeria, integriteti dhe besueshmeria;
Njohja e gjuhës angleze/italiane perben avantazh.