Oferta Pune ne Himare, Profesioni Inxhinier Ndertimi , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Himare
Oferta Pune 20/09/2023 11:58 Post ID: 174812
Pershkrimi
Inxhinieri i Ndërtimit do të duhet të ofrojë suportin teknik gjatë të gjithë fazave të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin dhe specifikimet teknike, për të ruajtur standardet dhe lehtesuar çertifikimin e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit.
Detyrat:
* Kryen një numër të madh të detyrave inxhinierike në terren dhe jep zgjidhje ne problemet qe shfaqen cdo dite.
* Raporton tek Kryeinxhinieri dhe eproret e tij.
* Përgatit situacionet mujore, librezat e masave, analizat e çmimeve, duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve dhe përgatitjen e situacionit përmbledhës për objektet.
* Rakordimi mujor me departamentin e financës për inventaret, gjëndjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve.
* Shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas nje liste te miratuar gjate gjithe kohezgjatjes se projektit
* Zbaton plan-organizimin e punimeve, grafikun e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret per diskutim apo miratim.
* Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
* Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
* Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kerkohet
* Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper;
* Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike
Kualifikimet
* Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
* Përvojë pune minimumi 2 vjet si Inxhinier Ndërtimi.
* Të zoterojë mirë programin AUTOCAD, si edhe Paketën Office.
* Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, manaxheriale dhe organizuese.
* Të ketë njohuri shumë të mira në leximin dhe zbatimin e projekteve.
Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën:
Afati i fundit i aplikimit: 18/10/2023 16:12