Job Offers in Tirana, Profession inxhinier zbatimi , With experience, Payment By Agreement. Tirana
Job Offers 14/12/2022 20:42 Post ID: 93844Payment | By Agreement |
---|---|
Pozicioni Construction Engineer | inxhinier zbatimi, Work Experience: With experience 👷 Full-Time Job/Internal Full Time |
Education | Master |
Age | E Pa Percaktuar |
City - Zone | Tirana - Blloku/Liqeni Artificial |
Address | Tirana, Albania - Maps |
Reads | 339 |
✔PERSHKRIMI I POZICIONIT
Inxhinieri i Ndërtimit ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve të ndërtimit në perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri ne fazen e dorëzimit të objektit.
👉DETYRAT KRYESORE
Shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit sipas një liste të miratuar;
Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike të objektit që do të ndërtohet dhe ben vërejtjet përkatëse kur konstaton mangësi dhe parregullsi.
Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eprorët për diskutim apo miratim.
Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet.
Merr pjesë në të gjitha matjet qe kryhen për volumet dhe mban proçes verbalet përkatese.
Zbaton grafikun e punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e zbatimit të punimeve.
Plotëson cdo ditë ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit dhe ja paraqet eproreve kur i kërkohet.
Harton në mënyrë të vazhdueshme librezën e masave për punimet që kryhen.
Plotëson në vazhdimësi dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit deri në përfundim të projektit.
Ndjek dhe mban përgjegjësi për normativat e harxhimit të materialeve që vendosen në vepër.
Kërkon që të gjitha materialet që vijnë në objekt të jenë të shoqëruara me çertifikata origjine dhe cilësie konform specifikimeve teknike.
⚡KRITERET E KERKUARA
Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit, Profili Infrastukture.
Të njohë gjuhën angleze ne nivel te larte (me çertifikatë).
Të njohë programet komputerike Microsoft Office, Project, Autocad, Sap, Etap.
Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
Të ketë mbi 5 vjet eksperience.
📩APLIKIMI
Të interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail:
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.