Offerte di lavoro a Tirana, Profession Agjent Shitjesh , , Pagamento Trattabile. Tirana

Offerte di lavoro 20/09/2020 10:14 Post ID: 17955


Pagamento

Trattabile

Pozicioni
Agjent Shitjesh, Esperienza lavorativa:
Education Bachelor
Eta E Pa Percaktuar
Citta - Zona Tirana - Zone Periferike
Indirizzo Kashar, Albania - Mappa
Letture 1508

AlbSolution kompania që merret me tregtim të materialeve të pastrimit, detergjentë pastrimi, artikujt të ndryshëm industrial, kërkon të punësojë:

​​​​  "Agjent Shitjesh Gjirokaster“ 

Detyrat dhe Përgjegjësitë

▪️ Përgjegjës për menaxhimin  e portofolit të klientëve dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;

▪️ Realizon planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të tij;

▪️ Njeh në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;

▪️ Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe  indentifikimin e klientëve të rinj;

▪️ Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;

▪️ Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;

▪️ Përgjegjës për ndjekjen e proçeseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje  me objektivat e përcaktuara nga kompania;

▪️ Negocion me klientët për shitjen e  produkteve;

▪️ Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;

▪️ Raporton në mënyrë aktive  për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/ etj);

▪️ Të zbatoj me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori.

▪️ Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;

▪️ Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga  Menaxheri i Shitjeve.

 

Kualifikimet dhe Kërkesat

👉 Të ketë përfunduar arsimin e lartë për Ekonomik ose fushë tjetër të ngjashme

👉Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme

👉 Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të shitjes, konkurrentë

👉 Të zotëroj leje drejtimi automjeti;

👉 Aftësi shumë të mira komunikuese ;

👉 Mosha 24 -35 vjeç.

👥Personat e interesuar mund të kontaktojnë në adresat e mëposhtme:

📩 Email: ​[email protected]

📍Adresa:“Mall of Tirana”  Kompleksi Tirana Industrial Park, kapanoni 27, Kashar