Hotel super luksoz me qera ne VLORE (ID 4251280) Vlora
Business Property for Rent 07/02/2024 15:44 Post ID: 199163Payment | 41,670 Euro |
---|---|
Square Feet | 1000.00 with 1 Toilete |
Floor | Floor 1 with 1 Elevator |
Distances | 0.17 km from city center |
City - Zone | Vlora - Radhime |
Address | Vlore,Shqiperia - Maps |
Reads | 211 |
id 4251280
Ne Vlore, jepet me qera hotel super luksoz , dizenjuar me stil arkitekturor modern dhe standarte te larta punimesh.
Organizohet ne 33 dhoma,nder to 3 Suita, dhoma dyshe,dhoma teke dhe dhoma familjare, si dhe 45 poste parkimi.
Hoteli disponon ashensor sherbimi per klientet dhe stafin por dhe ashensor ne pjesen e kuzhines me te gjithe elementet e sigurise sipas standarteve.
Ofrohet akomodim ne verande , parking privat , bar dhe restorant, pishina si dhe dhome SPA . Të gjitha dhomat kanë ballkone dhe 28 prej tyre ofrojnë pamje nga deti. Disa prej dhomave kane edhe dalje ne pishina personale.
Hoteli eshte totalisht i investuar dhe ne gjendje funksionale . Bari dhe restoranti janë të pozicionuar në hapësirën ballore dhe kane dalje ne verande gjithashtu. Punimet jane teper cilesore ,ku perfshihen , izolimi termik / akustik,sistem chiller,parket druri,hiro-sanitare incaso ,pishina me hidro-masazh,njera me system ngrohje. Ka nje pamje mahnitese , me performancë biznesi shumë të kënaqshme dhe kërkesa të larta gjatë sezonit veror por jo vetem.
Hoteli disponon gjithashtu hapesire ne plazh, me kapacitet te plote shezlonash per klientet e hotelit.
Tipologjia e dhomave eshte si me poshte
Kati 0- Holli I recepsionit, me lartesi 6 m ,shkalle,ashensor,magazine/zyre,salle konferencash
Kati 1- Ashensor,shkalle,ashensor mallrash,corridor,1 Suite,6 dhoma dyshe(me tualet e ballkon secila)
Kati 2 –SPA, 8 dhoma dyshe (tualet dhe ballkon secila)
Kati 3-Holli/recepsioni,dhome teknike,2 dhoma stafi,dhome masazhi,korridor,6 dhoma dyshe(tualet dhe ballkon secila)
Kati 4-Korridor,dhome teknike,8 dhoma dyshe(tualet dhe ballkon secila),1 Suite.
Kati 5-Dhome teknike,2 dhoma dyshe(tualet dhe ballkon secila),1 Suite, 2 tualete, Bari,Restoranti,veranda.
Cmimi 500000 Euro/ Viti ose
41670/muaj