Ofroj me qera si person privat dyqan te ri 29 m2 tek kompleksi Mangalem Alidem 21 per biznes dhe sherbime Tirana

Attivita Commerciale in Affitto 07/05/2023 13:58 Post ID: 129532


Pagamento

300 Euro Senza Commissione

Superficie 29.00 con 1 Bagni
Piano Piano 0 con 1 Ascensore
Distanza 2.23 km dal centro citta
Citta - Zona Tirana - Ali Demi/Tregu Elektrik
Indirizzo Rruga Pasho Hysa Tirane,Shqiperia - Mappa
Letture 40

Kontaktet e mia, person privat: , , (viber, whatsapp).

Ofroj me qera si pronar ne kompleksin Mangalem 21 ne Alidem nje dyqan te ri me kubature 29 m2. Pallati eshte i vitit 2023 dhe dyqani eshte dorezuar nga kompania Kontakt me kushte bashkohore. Punimet kane mbaruar, dyqani eshte gati per hapje aktiviteti. Ky eshte sektori i ri i kompleksit, banoret kane hyre, bizneset po hapen. Kompleksi po zgjerohet po ashtu me projektin Kaimi dhe Kadiu.

Dyqani ka vetrate xhami, ndodhet brenda kompleksit ne nje nyje strategjike, ku gershetohen kater godina dhe ka levizje te larte banoresh. Perpara dyqanit ka vend per tarrace ne lulishten e pallatit perpara, ambient i gjelberuar me stola dhe ndricim, hapesire rekreative per banoret me femije.

Dyqani ka instalime te gatshme per kuzhine, akses uji, akses ne tymthithje, akses ne lavatrice, banjo me aspirator, dush, wc dhe lavaman inkaso. Ideal per biznes, sherbime, zyre duke i ardhur ne funksion komunitetit, i cili perbehet nga 24 godina dhe 5000 banore. Prona eshte elegante dhe e ndertuar me gusto, mund tju dergoj foto dhe video te metejshme.

Aktivitetet e mundshme qe mund te hapen jane: sallon bukurie, barber shop, tabakeri, dyqan celularesh, lulesh, kinkaleri, fast food, kafene, pastrim kimik, agjensi immobiliare, Easypay, internet, kembim valute, embeltore, jogurteri etj. Jam i interesuar per qeraxhi afatgjate dhe serioz. Kati 0 teknik, akses direkt ne rrugen dhe sheshpushimin e kompleksit, ngjitur me hyrjen ne pallat. Ne fasade dhe xham mund te vendoset reklame, kondicioner, pallati ka administrim.

Tarifa e qerase eshte 300 euro ne muaj neto, tatimin mbi burim e paguan qeraxhiu, 3 muaj parapagim. Kontrate disa vjecare per te garantuar biznesin me te drejte renovimi. Dyqani ka libreze uje dhe drita, siguracion te paguar per 10 vite. Banjo e shtruar me pllaka dhe e pajisur me hidrosanitare inkaso, bojler, ambienti kryesor me parket druri elegant AC6. Ndricim LED, xhama anti UV.

Teknologjia e ndertimit eshte e fjales se fundit. Prona eshte perzgjedhur sipas kritereve te duhura per te qene nje investim i sigurte. Izolim akustik, izolim termik, dopio xham me gaz argon, fasade e ventiluar, sistem multisplit ngrohte-ftohje. Kjo prone e bene pranine tuaj ne kete zone interesante dhe terheqese nga pikepamja e klienteles se madhe dhe perspektives afatgjate midis komplekseve te reja.

Kompleksi ka kompani administrimi, tarifa 1200 LEK ne muaj. Dyqani ka sistem alarmi, siguracion 10 vjecar Sigal dhe kabell optik internet/tv te instaluar. Shkalla ka sistem kamerash dhe survejim. Shpenzimet mujore jane sipas konsumit, sipas sahateve uje dhe drita me libreze. Tarifa e pallatit ka gjithashtu libreze pagesash. Gjithcka eshte e organizuar ne menyre korrekte. Mirepres telefonata serioze per te treguar pronen.