Shtepi ne shitje Apartament ne Tirane, 1+1, Ambjenti E mobiluar, Pagesa 80,000 Euro. Tirane

Shtepi ne shitje 27/04/2023 14:03 Post ID: 125709


Pagesa

80,000 Euro Zero Komision

Ambjenti 1+1, E mobiluar   
Siperfaqa neto 73.00 m2 me 1 Tualete
Kati Apartament Kati 4 me 1 Ashensor
Property Invest Te tilla prona jepen me qera mujore rreth: 365 Euro
Distanca 3.13 km nga qendra
Qyteti - Zona Tirane - Astiri/Unaza e re/Teodor Keko
Adresa Rruga Rexhep Shala Tirane,Shqiperia - Harta
Lexime 107

🏠 Apartament ne shitje 1+1
đź“Ť Rexhep shala
📏 73m² (kati 4)

Pershkrim i detajuar
Orientimi: Perëndim;
Përbërja: 1 Dhomë Gjumi + 1 Dhomë Ndëjtje me Kuzhinë (sipërfaqe open space) + 1 Banjo (me dritare ajërimi) + 1 Koridor i vogël + 1 Ballkon i bollshëm. Egziston mundësia për t’a transformuar në 2+1 me mbylljen e ballkonit (duke marrë pak nga dhoma e gjumit që është e bollshme) me fasadë xhami duke rikthyer derën (që ka qenë në projektin fillestar) që lidhte dhomën e pritjes me ballkonin. Në këtë mënyrë mund të krijohet 1 dhomë pavarur më shumë. Apartamenti është i mobiluar tërësisht dhe në mënyrë shumë dinjitoze. Dhoma e Gjumit dhe Dhoma e Ndëjtjes janë të pajisura secila me kondicioner. Kuzhina është e pajisur me furrë, pianurë gatimi (induksion + gas me dalje të bombulës në ballkon për siguri te shtuar), mikrovalë, frigorifer, lavastoviglie, lavaman me shesh pushim. Të gjitha punimet e brendshme (patinim, lyerje, pllaka dyshemeje, dyertë e brendshme, impianti elektrik/idraulik) janë të reja dhe të bëra nga pronari i shtëpise, jo nga firma ndërtuese. Dritaret janë me Dopio Xham dhe me Izolim Akustik (edhe pse i panevojshëm në këtë zonë). Ballkoni është i pajisur me Tendë Dielli dhe Rubinet Uji.
BLERĂ‹SI KA PRIORITET PĂ‹R SHITJEN E 1 GARAZHI SHUMĂ‹ TĂ‹ BOLLSHĂ‹M DHE TĂ‹ MBYLLUR ME QEPEN.

Mbi Pallatin:

Pallati është i pajisur me Ashensor, Depozita Uji te mëdha në garazh që plotësojnë gjithë nevojën e pallatit (pra nuk ka nevojë për depozitë personale). Pjesa e hyrjeve të pallatit është e pajisur me stola ndëjtje dhe gjelbërim. Koridorët e brendshëm dhe fasada e pallatit janë ne gjendje shumë të mirë duke qenë se pallati është dorëzuar në vitin 2013. Shërbimet afër pallatit: Big Market, KMY, Palestër, Farmaci, Kopështe private për fëmijë, Shkolla Kongresi i Manastirit, Qendër Shëndetësore, etj

Mbi Lagjen:

Lagjia është shumë e qetë si nga ana e trafikut dhe nga ana e ndotjes akustike. Në verë është goxha e freskët (në krahasim me zonat qëndrore të Tiranës) dhe nuk ka probleme me ujin e pijshëm (kjo edhe falë depozitave të vendosura nga ndërtuesi në garazh)