Studio Kontabiliteti ofron sherbime kontabel, konsulence financiare,trajnime profesionale etj. Vlore

Sherbime Ekonomike dhe Financiare 28/03/2024 18:37 Post ID: 96408


Pagesa

Me Marreveshje

Qyteti - Zona Vlore - Qender
Adresa Rruga Gjergj Kastrioti, Vlore, Albania - Harta
Lexime 175

📊 H&L STUDIO lindi si vizion i një personi shumë kohë më parë themelimit të saj, person i cili është i apasionuar e i përkushtuar për profesionin e Financës dhe Kontabilitetit e posedon një sistem vlerash dhe disipline të cilat e kanë diferencuar nga të tjerët gjatë formimit të tij akademik dhe profesional. Themeluesi i studios, arritjet e tij akademike në universitet dhe master së bashku me eksperiencën e tij profesionale në sektor të ndryshëm financiar si shoqëri sigurimesh, sistemin bankar, studio kontabiliteti, shipping industry e sektor të tjerë të larmishëm e mendonte si nje obligim moral themelimin e një institucioni i cili do ti ofronte një spektër të gjerë shërbimesh financiare një grupi të diversifikuar të shoqërisë dhe biznesit, një sistem vlerash amerikane dhe europiane të kultivuara gjatë edukimit dhe experiencës të tij jashtë shtetit. H&L STUDIO është në dispozicion të shoqërisë ku themeluesi aktualisht jeton dhe punon me shumë përkushtim dhe këmbëngulje të hekurt drejt ekselencës. Bashkë-themeluesi i studios ishte një energji dhe vlerë e shtuar me një experiencë të gjerë akademike dhe profesionale duke e kompletuar më së miri këtë vizion të nisur prej H.L.

Sherbimet e ofruara:

💠 Sherbim kontabel

💠 Konsulence financiare

💠 Trajnime per programin Bilanc

💠 Quickbooks

💠  Trajnime profesionale te certifikuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomise

📍  Adresa: Rruga Gjergj Kastrioti, Vlore

 📲Per me teper informacion ose per bashkepunime na kontaktoni ne numrin e telefonit!