Oferta Pune ne Durres, Profesioni financiere , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Durres

Oferta Pune 23/01/2023 15:26 Post ID: 98630


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Financier/e
financiere, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Durres - Qender
Adresa Durres, Albania - Harta
Lexime 488

⏩  Credins Bank kërkon të punësojë: KËSHILLUES KLIENTI SME

📌 Funksionet dhe përgjegjësitë:

  • ▪ Identifikimi i klientëve potencial dhe promovimi i të gjithë produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga banka.

  • ▪ Analiza e Kërkesave të klientit që nga mbledhja e dokumentacionit të nevojshëm e deri në realizimin e raport analizës.

  • ▪ Bashkëpunimi me njësitë e tjera pjesë e bankës për të realizuar një analizë të plotë e klientit si dhe ndjekjen e klientëve me   probleme.

  • ▪ Menaxhimi i portofolit me qëllim ruajtjen e cilësisë së tij.

  • ▪ Analizimi i situatës financiare të biznesit, njohje shumë e mirë e pasqyrave financiare.

    📑  Kriteret e nevojshme:

    • ▪ Diplomë në shkencat ekonomike, profili Ekonomik, (preferohet të ketë kualifikime pasuniversitar në shkenca financiare).

    • ▪ Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në sistemin Bankar dhe veçanërisht në fushën e kredidhënies SME.

    • ▪ Të marrë mbi vetë përgjegjësitë e punës duke përmbushur deadline

    • ▪ Të jetë i orientur ndaj rezultatit dhe të jetë disponibel për orare të zgjatura të punës.

    • ▪ Të ketë aftësi bashkëpunimi në grup.

    • ▪ Të zotërojë certifikime të gjuhës angleze dhe trajnimeve të zhvilluara gjatë eksperiencës së punës.

      ✅  Çfarë ofrojmë ne:

      • ▪ Një paketë financiare shumë të mirë dhe konkurruese.

      • ▪ Atmosferë dinamike dhe grup pune në rritje dhe pagë të 13-të.

      • ▪ Zhvillim personal dhe profesional të vazhdueshëm.

    Te interesuarit mund te dergojne CV e tyre ne emailin tone : [email protected]

    ose mund te kontaktoni ne numrin tone te telefonit .