Oferta Pune ne Tirane, Profesioni inxhinier elektrik , Me eksperience, Pagesa Me Marreveshje. Tirane

Oferta Pune 23/01/2023 15:05 Post ID: 98623


Pagesa

Me Marreveshje

Pozicioni
Inxhinier elektrik
inxhinier elektrik, Eksperienca Pune: Me eksperience
👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem
Arsimi Minimal Bachelor
Preferohet mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirane - Zone Periferike/Aeroport
Adresa Tirana, Albania - Harta
Lexime 425

⏩ VEGA ELEKTRIK shpall pozicione të lira pune Inxhinier Elektrik

✨ Përgjegjësitë kryesore:

▪ Është përgjegjës në mënyrë direkte për zbatimin e projektit për impiant fotovoltaik.

▪ Është përgjegjës në mënyrë direkte për projektimin e impiantit fotovoltaik.

▪ Mban kontakt të vazhdueshëm me pergjegjesin e projektit dhe grupet e punës.

▪ Jep zgjidhje problemeve të ndryshme në terren duke përfshirë montimin e paneleve fotovoltaike dhe pjesën AC të   impiantit fotovoltaik.

▪ Është përgjegjës për ndryshimin e projektit pasi konsultohet paraprakisht me inxhinierin e projektimit.

▪ Mbikqyr grupet e punës në terren për mbarëvatjen e proceseve të punës dhe sigurohet që sjellja dhe komunikimi  mes pjestarëve të grupit të jetë korrekte.


📑 Kërkesat e profilit:

▪ Të ketë mbaruar studimet për Inxhinieri Elektrike, Energjitike ose degë të ngjashme;

▪ Aftësi të mira matematike dhe elektrike;

▪ Të ketë njohuri në përdorimin e AutoCAD;

▪ Të ketë njohuri në paketën Microsoft Office (Excel VBA do ishte avantazh);

▪ Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze niveli B2;

▪ Minimalisht 2 vjet përvojë pune;

▪ Të ketë aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me pjesën tjetër të stafit;

▪ Të mbajë marrëdhenie profesionale që të përputhen me vlerat dhe orientimin e vetë kompanisë;

▪ Të ketë aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve;

▪ Të ketë aftësi te mira organizative dhe planifikuese.


📩 Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Elektrik”

📞 ose kontaktoni ne numrin e celularit