Shoqeria Argjiro GROUP, kerkon te punesoje Menaxher per Filialin Tirane. Tirane
Oferta Pune 29/11/2022 14:44 Post ID: 92334Pagesa | Me Marreveshje |
---|---|
Pozicioni Menaxher zyre | menaxher, Eksperienca Pune: Me eksperience 👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem |
Arsimi Minimal | I Mesem |
Preferohet mosha | E Pa Percaktuar |
Qyteti - Zona | Tirane - Zone Periferike |
Adresa | Tirana, Albania - Harta |
Lexime | 208 |
✅ Shoqëria Argjiro GROUP, kërkon të punësoj Menaxher për Filialin Tiranë.
⏩ Detyrat:
▪ Përgjegjëgjës për hyrjen dhe daljen e mallrave, inventarizimin sipas dokumentacionit të ardhur nga destinacione të ndryshme.
▪ Verifikon sasitë dhe gjendjen fizike të materialeve të furnizimit dhe raporton çdo mangësi të vërejtur, duke përfshirë dhe mangesitë në dokumentacionin shoqërues.
▪ Përgjegjës për plotësimin e dokumentacionit të magazinës (fletë-hyrje, fletë-dalje, procesverbalet, inventarin etj.
▪ Përgjegjës për logjistikën në filialin që drejton. Mbikëqyr aktivitetin dhe cakton detyrat për shpërndarësit(shoferët) dhe punëtorët e magazinës.
▪ Raporton sipas kërkesave dhe standarteve te raportimit të shoqërisë, në bazë, ditore, javore, mujore dhe/ose çdo periudhë tjetër të kërkuar nga shoqeria.
▪ Organizon sistemimin e produkteve në magazinë për të siguruar ruajtjen e tyre në kushte sa më optimale dhe orientim të shpejtë brenda magazinës.
▪ Në filialin që menaxhon, kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të punës si mjetet e transportit, mjetet e magazinës dhe mjetet e zyrës duke u siguruar që këto mjete të riparohen në serviset përkatëse në kohën e duhur.
▪ Çdo detyrë tjetër që mund te ngarkohet nga ana e Drejtimit të Shoqërisë.
📌 Kërkesat për Pozicionin:
▪ Arsimi i mesëm ose i lartë,
▪ Eksperienca pune të ngjashme minimum për 1 vit,
▪ Njohje e mirë në programeve kompjuterike të paketës Microsoft 365 (Office) dhe/ose Google ëorkspace (G-Suite), programe të tjera kompjuterike dhe telefonike, si Google Maps, etj
▪ Të jetë person i/e shkathet, i/e motivuar, i/e organizuar dhe sistematik(e) në punë.
▪ Njohja e Programeve Financiare, sidomos Bilanc, përbën avantazh,
▪ Leje Drejtimi e Tipit B dhe C,
▪ Të jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
▪ Aftësi të mira komunikuese;
▪ Dëshmi Penaliteti,
📞 Të interesuarit të kontaktojnë në numrin e telefonit,
📩 ose të dërgojnë CV-në e tyre në email: [email protected]