ARKA Hotel kerkon te punesoje Menaxher /e Eventesh Tirane
Oferta Pune 28/11/2022 11:04 Post ID: 92175Pagesa | Me Marreveshje |
---|---|
Pozicioni Menaxhues HOREKA | Menaxher, Eksperienca Pune: Ekspert/Profesionist 👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem |
Arsimi Minimal | Bachelor |
Preferohet mosha | E Pa Percaktuar |
Qyteti - Zona | Tirane - Zone Periferike |
Adresa | Rruga Kodra e Diellit 2, Tirana, Albania - Harta |
Lexime | 108 |
⏩ ARKA Hotel kerkon te punesoje Menaxher /e Eventesh
▪Do të jeni përgjegjës për krijimin e strategjive dhe arritjen e objektivave për departamentin e eventeve. Organizimin dhe mbikëqyrjen e eventeve nga ideja deri në realizim.
👉 Detyrat dhe Përgjegjësitë:
▪ Në bashkëpunim me menaxherin e shitjeve krijon dhe implementon paketa/shërbime për evente, konferenca etj
▪ Të krijojnë dhe zbatojnë një kalendar eventesh gjatë gjithë vitit
▪ Të kënë aftësi të mira planifikimi, shitjeje, organizimi dhe negocimi
▪ Realizojnë planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave
▪ Kujdesen që të zbatohen me përpikmeri kushtet dhe kërkesat e klienteve në kohë dhe në cilësi të shkruara në kontratë
▪ Kandidatët duhet të jenë fleksibël në orare dhe të gatshëm të ndjekin zhvillimin e eventeve
✅ Kualifikimet dhe Aftësitë:
▪ Të kenë mbi 3 vjet ekperiencë në këtë pozicion, e preferueshme në industrinë e hotelerisë
▪ Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznes, Hoteleri Turizem
▪ Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër
▪ Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve
▪ Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët
▪ Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
▪ Duhet të jenë të pajisur me patentë
💰 Paga shume e kenaqshme dhe kushte te mira pune
Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT
📞📩Te interesuarit të dërgojne CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: [email protected]