Kron Construction kerkon te punesoje Arkitekt/e-Senior Tirane
Oferta Pune 25/11/2022 12:13 Post ID: 91979Pagesa | Me Marreveshje |
---|---|
Pozicioni Arkitekt | Arkitekt , Eksperienca Pune: Ekspert/Profesionist 👷 Pune Full-Time/Kohe te plote i Brendshem |
Arsimi Minimal | Bachelor |
Preferohet mosha | E Pa Percaktuar |
Qyteti - Zona | Tirane - Zone Periferike |
Adresa | Rruga Industriale autostrada tirane - durres km 4, Kashar, Albania - Harta |
Lexime | 118 |
✅Kron Construction kerkon te punesoje :
♦ Arkitekt /e-Senior
✅Detyrat e pergjegjesite:
▪ Të jetë i/e aftë për krijimin e skemave dhe koncept ideve ne projektimin e objekteve me funksione të ndryshme.
▪ Analizon projektet që kompania do të marrë për zhvillim, duke bërë një raport të detajuar të arkitekturës nisur nga ana funksionale, estetike, zbatueshmëria, etj.
▪ Sugjeron ndryshime të ndryshme në projektin për zhvillim, në perputhje me buxhetin e projektit.
▪ Ndjek në mënyrë periodike projektet që komapania i zhvillon me studio të jashtme.
▪ Koordinon zhvillimin e projektit të arkitekturës me projektin konstruktiv dhe ato të instalimeve.
▪ Përgjegjës/e për përgatitjen dhe vizatimet arkitekturore për ti përfshirë në paketat e tenderimit, sipas natyrës së tij.
▪ Ndihmon në programimin e proçeseve të punimeve arkitekturore, bazuar në planin kohor të përgjithshëm.
▪ Bashkëvepron / ndihmon me drejtuesit e ekipeve, përpunimet e rifiniturave arkitekturore.
▪ Mbikeqyr cilësinë dhe afatet e punimeve të arkitekturës dhe materialeve.
▪ Përgjegjës/e për vizatimin e detajeve tip.
▪ Mundësi mjaft e mirë për të bashkëpunuar me studio të huaja projektimi në projektet që kompania po zhvillon me to.
✅Kerkohet:
✔Të jeni diplomuar në Arkitekturë;
♦ ldealisht, të keni mbi 5 vite eksperiencë ( eksperiencë në ndërtime civile );
📈Të keni njohuri të mira të programeve kompjuterike që përdoren në projektim si: AutoCad, 3D Max, VRay, Lumion, Photoshop, (përparësi kanë kandidatët që përdorin programin Revit );
📝Ti punon me saktësi dhe dorëzon projekte dhe raporte cilësore;
👉Zhvillon aftësi kritike mbi detajet e rifiniturës, e shprehur kjo në anën funksionale dhe estetike;
🔷Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
🗣Ti je një element që zgjedh skuadrën dhe ke aftësi të mira komunikuese;
📌Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh;
✅ Ofrohet:
🙋🏻♀️ Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
🍀 Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qenë pjesë e projekteve sfiduese;
💸 Punë me kohë të plotë dhe paga konkuruese në treg;
♦ Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
🚗Transporti i ofruar nga kompania;
📑Kontrata sipas legjislacionit Shqiptar në fuqi.
📍 Adresa : Autostrada Tirane-Durres
📩Te interesuarit te dergojne CV-ne adresen tone te emailit ([email protected])duke specifikuar emrin e pozicionit.