Kompnai ndertimi eshte e specializuar ne projektim, prodhim te lendeve te para per ndertim, transport tokesor dhe detar Tirane

Ndertime dhe riparime 07/02/2020 12:34 Post ID: 3585


Pagesa

Me Marreveshje

Qyteti - Zona Tirane - Kamez/Paskuqan/Babrru
Adresa autostrada tirane-durres - Harta
Lexime 336

đź‘· VEGA Shpk

👷 VEGA do të thotë: Vullnet, Energji, Garanci dhe Arritje! Për kompaninë është i rëndësishëm kombinimi i integritetit, i punës së palodhur, profesionalizmit, me qëllim që të krijohet mundësia e një jete më cilësore. Këto 14 vitet e experiencës kanë treguar se atë çfarë ne më parë e quanim ëndërr, sot janë projekte në ekzekutim. Misioni i kompanisë VEGA shpk ka qënë dhe ende është, investimi i vazhdueshëm në industrinë e ndërtimit dhe prodhimi i materialeve të ndërtimit në vend, gjithashtu investimi në ekipin dhe bashkëpuntorët. VEGA  shpk ka si qëllim të japë kontribut për të rritur eksportet në Shqipëri dhe të krijojë një nga kompanitë më të mëdha që operon në industrinë e ndërtimit, me qëllimin për tu bërë e mirënjohur edhe në rajonin e Ballkanit. Pjesëmarrja në realizimin e investimeve publike të financuara nga organizatat ndërkombëtare dhe Qeveria Shqiptare ka bërë që kompania të ketë një pjesëmarrje aktive në rindërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës së Shqipërisë.

➡️ Kompania VEGA, si grup ndërtimi është e specializuar në projektim, prodhim të lëndëve të para për ndërtim, transport tokësor dhe detar, import dhe tregti të materialeve dhe produkteve të ndërtimit, ndërtime civile dhe industriale, ndërtime private dhe publike. Qëllimi bazë i kompanisë Vega në çdo projekt është mbrojtja e  punonjësve të saj dhe mbrojtja e mjedisit.

Kompania ka një sigurim të lartë teknik dhe oficerë sigurie në çdo kantier punimi, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kontrollin e sigurisë sipas rregullave ligjore shqiptare. VEGA ka një Politikë mbi shëndetin, sigurinë, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm (HSE & SD) dhe sistemin e menaxhimit e cila duhet të zbatohet në të gjithë sektorët . Qëllimi i kësaj politike është:

• Mbrojtja e  shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të shoqerisë Vega.

• Mbrojtja e mjedisit dhe parandalimin e ndotjeve.

• Mbrojtja e interesave të komuniteteve lokale fqinje.

• Arritja e përdorimit efikas të materialeve dhe energjisë .

• Menaxhimi i HSE & SD si çdo veprimtari tjetër kritike biznesi.

• Krijimi i një kulturë në të cilën VEGA, kontraktorët dhe punonjësit e saj të inkurajohen për të ndarë angazhimin tonë për HSE & SD në punë dhe në shtëpi.

• Luajtja e rolit si udhëheqës në promovimin e praktikave më të mira në ndërtim.

• Minimizimi i  pergjegjësive potenciale afatgjata.

• Zbatimi i përgjegjshmërisë individuale në përputhje me kërkesat e HSE & SD, MS.

• Ti japë të drejtë punonjësve për të filluar punën vetëm kur kushtet janë të sigurta dhe për të ndaluar punën kur kushtet janë të pasigurta.


đź“Ť Adresa: Autostrada Tirane-Durres

📲 Per me shume informacion na kontaktoni ne numrin tone te telefonit!