Efektet ekonomike per vjeshte 2022 dhe keshilla per te evituar nje kolaps ekonomik

Me perfundimin e pushimeve verore, qytetaret i rikthehen jetes normale dhe aktiviteteve te perditshme. Te shumte jane qytetaret qe duhet ti rikthehen zgjimit te hershem ne mengjes, dergimit te femijeve ne kopesht, perballjes me trafikun, punesimit etj. Pervec te tjerash qytetaret do duhet te perballen dhe me koston e jeteses qe kohet e fundit eshte rritur, perfshire ketu faturat e konsumit, sherbimeve, kredive etj. Vjeshta vjen dhe me ndryshime te reja ne kryeqytet, me sjelljen e studenteve nga rrethet qe japin gjallerimin kryeqytetit, qe per fat te keq kohet e fundit sa vjen e jane me pak.

Cfare efektesh ekonomike pritet qe te sjell vjeshta per vitin 2022?
Efektet jane me potencial te lart te rezikshmerise se k

blog-post image

olapsit ekonomik. Ngritja e cmimeve te konsumit, cmimeve te qeras per banesat etj ben qe jeta te behet e pa perballueshme sidomos ne kryeqytet nese nuk shoqerohet me rritje te pagave dhe vendeve te reja te punes. Shume prinder do e kene te veshtire te perballojne kostot e studimeve per femijet e tyre, keshtu qe e vetmja zgjidhje per te vazhduar studimet e larta per ata qe se kane mundesine ekonomike ngelet qe studentet te punojne gjat viteve te studimit. Studentet qe do te punesohen, mund te ndikojne ne mos ngritjen e pagave, sidomos per ato te punesuar ne fusha qe studentet i mbulojne mire, psh: kamarier, banakier, call center, agjent shitje, specialiste te puneve online etj. Kjo do detyroje ata te punesuar ne keto fusha dhe qe e kane mbaruar shkollen te kerkojne pune me kualitative, paga me te larta, per nje standart jetese me cilesore dhe ne perputhje me kapacitetet financiare qe nevojitet ne Tirane. Nese nuk do te gjejne, do jene te detyruar te hapin biznes ose ti drejtohen tregut

jashte. Qe te dyja keto zgjidhje, ne kete periudhe jane me rrisk te lart per ekonomine e vendit. Te hapesh biznes, do kohen e vete qe te zhvillohet dhe te kthehet fitimprures, kur aktualisht kriza nuk te le shume kohe. Te ikesh jashte, nuk eshte momenti me i mire, por edhe per vendin tone, nese dikush iken jashte, kjo sjell efekte negative te renies se konsumit. Nga ana tjeter, me fuqizimin e lekut kundrejt monedhes kryesore EURO, efektet perkeqesohen edhe me keq persa i perket eksporteve. Me keq akoma, kur behet fjale per cmimin e shtepive te cilat trajtohen ne euro. Keshtu qe sipas nje llogike te thjeshte ekonomike, blerja e shtepise per individ me pasiguri ekonomike do te shtyhet per me vone. Per fat te keq, kjo nuk do te perkthehet me renien e cmimit te shtepive, edhe pse kohet e fundit numri i ndertimeve eshte rritur ndjeshem.

Cfare po ndodh me qeverine shqiptare?
Qeveria shqiptare, ka mare masat e duhura per qendrimin e saj kundrejt kolapsit ekonomik te mundshem. Nje nder masat kryesore eshte shkurtimi i vendeve te punes ne administrate, psh: shume sportele jane mbyllur dhe tashme jane online me e-albania, duke ulur ndjeshem kostot. Nga ana tjeter, taksat e reja per profesionet e lira si person fizik, qe nuk jane pak, do te japin nje kontribut te madh ne taksat e mbledhura per vitin 2023. Fakti qe cmimet jane rritur, kjo e ndihmon qeverine ne rritjen e arketimeve nga taksat. Fuqizimi i lekut kundrejt Euros, favorizon importet, qe ne menyre direkte ne dogana gjenerojne te ardhura per shtetin. Nuk do te mungojne dhe surpriza te mundshme nese do jene te nevojshme si hapja e llotove/ basteve, amnistive fiskale, legalizimi i kanabisit etj. Me pak fjale, shteti do i bej balle veshtiresive te reja financiare per aq kohe sa nuk do kete evente me kosto te pa parashikuara, psh: protesta, skandale, katastrofa natyrore etj.

Cfare duhet te bejme per te perballuar veshtiresite ekonomike?

Se pari duhet te mesojme te kursejme dhe te jetojme me pak leke. Psh: perdor bicikleten(ose elektriken monopatin) ne vend te makines. Evito konsumet e kota apo te teperta psh. per kursimin e energjise elektrike perdorni timer per dushin, apo per paisje te tjera qe jane gjithmone ne prize, pervec frigoriferit kuptohet. Keshtu ato do te ndizen vetem ne oraret qe ju keni nevoje. Mund te kurseni mbi 30% te energjise.
Nese jeni cift, dhe te dy perdorni makinen per te shkuar ne pune, nese jetoni me qera, merrni ne konsiderate te nderroni banesen. Afrohuni me punen, tek e fundit shtepia me qera per kete eshte, te jep mundesine te levizesh dhe ta nderrosh.
Nese jeton vetem ne apartament, ndoshta ka ardhur koha ta ndash per disa kohe me nje tjeter. Keshtu mund te rekuperosh para nga qeraja.
Nese keni femije te vegjel, mund te organizoheni me prinder te tjere dhe te punesoni nje dado ne zone, ku femijet ti lini tek ajo, nese kopshti nuk eshte zgjidhje. Keshtu evitoni vonesa ne pune, kurseni dhe para.
Zhvilloni nje zanat te dyte. Mund te gjeni nje pune te dyte part time, per te fituar me shume para. Ka portale online ku ju regjistroni cv tuaj dhe bizneset ju dergojne oferta pune https://www.njoftimepune.com
Kur loja behet e veshtire, profesionistet dalin ne pah. Nese ke menduar gjithmone se ke nje ide inovative dhe ke nje plan si ta zhvillosh ate, parate nuk jane nje pengese.
Gjithcka qe nuk ju duhet ne shtepi, mos e mbani kot. Shiteni, dhe me parate e fituara, ndoshta mund te merrni nje pajisje te re per shtepine, qe konsumon me pak energji dhe eshte me komode.
Nese keni kursime ne para, mundohuni qe ti vini ne pune dhe te gjenerojne para te tjera, qofte dhe me rrisqe minimale si Investime ne Bono Thesari per Individet.Por, nese keni nje shume te konsiderueshme mund te bleni nje prone dhe ta lini me qera. Asnjehere mos bleni me totalin e kursimeve qe keni. Nje pjese gjithmone me kredi. Rezervat ne para gjithmone duhen.
Nese femija juaj do vazhdoj shkollen e larte dhe keni mundesi financiare deri ne marrjen e nje kredie, blejani shtepine dhe se bashku me te, vendosni me qera edhe ndonje mik te tije. Keshtu shpenzimet minimizohen.
Llogarit c'do mundesi qe mund te rekuperosh para, psh. nese ndonje te ka leke borxh, ka ardhur koha t'jua kthej.


Autor: Njoftime.al




#ekonomike #gjithmone #studentet #kundrejt #konsumit #zgjidhje #qytetaret #financiare #qeverine #shqiptare