10 Pyetjet më të shpeshta rreth Transplantit të Veshkave- Gjithçka që duhet të dini!

Insufiçienca renale që në popull njihet si sëmundja e azotemisë është një sëmundje që në stadet e para trajtohet me terapi medikamentoze dhe në stadin e 5 trajtohet me dializë ose me kryerjen e transplantit renal.
Trajtimi me dializë, e cila mund të jetë hemodializë që është trajtimi me anë të një aparature (që mund të konsiderohet si veshkë artificiale ) ku filtrohen lëndët toksike, rregullohen kripërat dhe volumi trupor, procedurë kjo që kryhet në spital tre herë në javë me seancë që zgjasin rreth 4 orë, apo dializa peritoneale që është kryerja e shkëmbimve me anë të një kateteri të vendosur në abdomen (bark) disa herë në ditë duke realizuar shkëmbimin me anë të disa solucioneve,

blog-post image

procedurë kjo që kryhet në shtëpi.

-Kur flitet për transplant, pacienti duhet të ketë kandidatë dhurues për këtë organ, kush mund të jenë ata?

Në Shqipëri deri tani është kryer transplanti vetëm me dhurues të gjallë të cilët kanë lidhje familjare me pacientin siç janë prindër, kushërinj të parë apo të dytë, por përveç dhuruesve me lidhje gjaku transplanti kryhet edhe midis bashkëshortëve.

Ne vende te tjera perves dhuruesve te gjalle kryhen transplante dhe me dhurues kadaverike.

Vlen të theksohet që dhuruesi duhet të jetë i shëndetshëm, nuk duhet të ketë asnjë sëmundje kronike, pasi veshka që do të merret nga ai duhet të jetë perfekte në mënyrë që të funksionojë për (recipientin – pacientin që do ta marrë), por në të njëjtën kohë edhe donatorit (dhuruesit) të mos i krijojë probleme në të ardhmen, sepse nga kjo procedurë duhet që të dy, si marrësi dhe dhu

ruesi të jenë pa komplikacione, që të dy pas ndërhyrjes të jenë të shëndetshëm.

-Po për moshën e pacientëve a ka kufizime?

Një tjetër kriter për marrjen e pacientëve është dhe mosha e dhuruesit, preferohet që dhuruesit të jenë mbi 18 vjeç kurse për moshën më të madhe ajo varet nga pacienti, ndonjëherë ndodh që një 70 vjeçar mund të jetë më i shëndetshëm se sa një 50 vjeçar. Kurse për marrësin nuk ka kufizim moshe, transplanti mund të kryhet në çdo moshë.

-Sa zgjat kjo ndërhyrje?

Ndërhyrja kirurgjikale zgjat rreth 2-3 orë për të dy pacientët, punohet në dy salla paralele. Ekipi me të cilën në kemi kryer transplante është ekip me mjek të huaj dhe shqiptare, grup ky mjekësh urologë, kirurgë, nefrologe, anestezistë të spitalit tonë.

-Kur është kryer ndërhyrje e parë në Spitalin Amerikan?

Ndërhyrja e parë është kryer në nëntor të 2007 dhe pacienti ynë i parë ka krijuar tashmë familjen e tij, është bërë baba dhe jeton shëndetshëm. Për të gjithë pacientët e transplantuar jeta pas kryerjes së transplantit konsiderohet si një jete e re, larg spitalit.

Deri tani në spitalin tonë janë kryer 200 transplante renale dhe kanë rezultuar të sukseshëm gjë kjo që na inkurajon që të vazhdojmë me tej.

-Pacientët e transplantuar si mjekohen pas kryerjes së ndërhyrjes?

Pacientë që kryejnë transplant renal marrin terapi me medikamente që quhen imunosupresore medikamente këto që ulin reagimin e sistemit imunologjik në mënyrë që veshka e re të mos luftohet nga vetë organizmi .
Vlen të theksohet se këto janë medikamente që merren gjatë gjithë jetës dhe herë pas here duhet që të kontrollohet niveli i tyre në gjak, për këtë arsye pacientët duhet të jenë vazhdimisht në kontroll me mjekun nefrolog.

-Po për femrat shtatëzëna a ka problem përdorimi i imunosupresorëve?

Për femrat të cilat janë shtatëzëna përdorimi i imnuosupresorëve nuk shfaq problem, por ka skema specifike trajtimi. Këto medikamente nuk krijojnë asnjë problem si për nënën ashtu dhe për foshnjën që do vijë në jetë. Gjë kjo që duhet të theksohet sepse femrat që trajtohen në dializë e kanë pothuajse të pamundur mundësinë për të patur një shtatëzani të shëndetshme.

-A mund të trajtohen me transplant renal pacientë me hepatit apo diabetikë?

Natyrisht pacientët që vuajnë nga hepatiti B ose C mund të transplantohen, por së pari ato duhet të jenë të konfirmuar nga mjeku gastrohepatolog që nuk janë në fazë aktive. Edhe pacientët diabetike mund të trajtohen me transplant renale, por natyrisht jetëgjatësia e veshkës së transplantuar është pak më e ulët se tek pacientët normale, nga përdorimi i kortizonikëve dhe imunosupresorëve mundësia për të kontrolluar diabetin është më e vështirë se tek pacientët e tjerë.


-A mund të ritransplantohet një pacient?

Natyrisht që po, një pacient mund të transplantohet më shumë se një herë.

-Sa është jetëgjatësia e veshkës së transplatuar?

Duke marrë parasysh ekzamimin e hollësishëm që i kryhet si marrësit dhe dhuruesit, transplanti renal është një procedurë që ka sukses rreth 95-97 %. Normalisht veshka e marrë nga dhurues të gjallë ka një jetëgjatësi rreth 25 vjet.

Çndodh kur transplanti ka flakje?

Flakja e transplantit haset në një përqindje të ulët në pacientë rreth 2-3 %, megjithatë vlen të theksohet se flakja nuk ka risk për jetën, nëse personi i transplantuar ka rritje të azotemisë nga flakja, atëherë ai trajtohet përsëri me dializë. Natyrisht ritheksoj që për të minimizuar flakjen kryhen analiza të detajuara para ndërhyrjes dhe vendosen skemat e imunosupresivëve efikase për çdo pacient.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë kontaktoni në 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Burimi: Spitali Amerikan!

#pacientet #transplanti #transplant #dhuruesit #natyrisht #procedure #shendetshem #transplantuar #medikamente #theksohet