Job Offers in Gjirokastra, Profession Kordinator ne Rajon , With experience, Payment By Agreement. Gjirokastra
Job Offers 20/11/2023 18:45 Post ID: 197823
Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për :
(1) Koordinator në rajone, Sektori për Menaxhimin e Qendrave për Hapje dhe Dialog në Rajonin Gjirokastër, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Promovon vlerat e Qendrës për Hapje dhe Dialog në rajon;
- Zbaton detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Sektorit dhe/ose Drejtori i Drejtorisë;
- Propozon dhe harton plane për realizimin e aktiviteteve, ekspozitave dhe projekteve të ngarkuara, duke vlerësuar situatën në rajonin përkates. Gjithashtu ai ka hapësirën të orientojë veprimtarinë në rajon në bazë të interesit të shprehur nga partnerët, me anë të propozimeve të miratuara nga eprorët;
- Kujdeset për realizimin dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të zhvilluara në rajonin ku është caktuar, në përputhje me detyrat e ngarkuara nga përgjegjësi i sektorit dhe eprorët.
- Përfaqëson qendrën si dhe lidh ura bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat të cilat veprojnë në rajonin ku është caktuar;
- Raporton në mënyrë analitike dhe në kohë mbi mbarëvajtjen e veprimtarisë, projekteve dhe aktiviteteve në rajon të cilet ai/ajo ndjek, si edhe raporton mbi situatën dhe zhvillimet kulturore dhe artistike në rajonin që mbikqyr;
- Bashkëpunon me specialistët e rajoneve të tjera në hartimin e kalendarit vjetor të aktiviteteve në rajone.
KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT
- Të ketë mbaruar studimet universitare në fushën e shkencave sociale/shoqërore ose të arteve të bukura dhe të ketë diplomë të nivelit “Master Shkencor”;
- Të jetë banues në qarkun Gjirokastër;
- Të ketë mbi 5 vite përvojë pune;
- Të zotërojë gjuhën angleze, gjuha e dytë e huaj përbën përparësi;
- Të ketë njohuri të mira për shkrimin dhe menaxhimin e projekteve të ndryshme;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, të bashkëpunimit dhe të punës në grup;
- Të jetë i/e disponueshëm të punojë jashtë orarit zyrtar të punës, në varësi të aktiviteteve.
PAGA PËR POZICIONIN: Kategoria (III-2)
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën:
Kryeministria, bulevardi "Dëshmorët e Kombit" nr.1, Tiranë ose në adresën e e-mail-it: [email protected], këto dokumente:
- Letër interesi për pozicionin;
- CV;
- Fotokopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Fotokopje të noterizuar të certifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- Dy letra rekomandimi;
- Dëshmi penaliteti;
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Numër kontakti dhe adresë e-mail-i.
* Mosparaqitja e plotë e dokumenteve brenda datës 27 nëntor 2023, ora 16:30 sjell skualifikim të kandidatit.