Sherbime Financiare ofron sherbime ne fushen e Ekspertizes, Te se Drejtes, Ndermjetsim etj. Tirana

Financial Services 08/01/2020 22:11 Post ID: 1477


Payment

By Agreement

City - Zone Tirana - Lumi Lana/ Bulevard
Address Bulevardi Gjergj Fishta, Tirana, Albania - Maps
Reads 390

📊 BACI STUDIO
✅ OFRON KETO SHERBIME:

1- NE FUSHEN E KSPERIZES;
* Deklarimet elektronike për çdo kategori subjekti, librat e blerjes dhe të shitjes, deklarimi i TVSH-së.
* Listë pagesat dhe formularët e sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore, tatimit mbi të ardhurat.
* Mbyllja e pasqyrave financiare (bilanc) të biznesit të vogël dhe të madh. Deklarimi i deklaratës përmbyllëse të pasqyrave financiare.
* Ekspertizat kontabël.
* Mbyllja e aktivitetit, biznes i madh dhe i vogël.
* Deklarim dhe plotesim dokumentacionesh pranë zyrave të administratës locale.
* Konsulenca për çështje të ndryshme të biznesit.
* Vlerësimin e pasurive të paluajtshme.

2- NE FUSHEN E SE DREJTES;
Baci-Studio, vihet në dispozicionin tuaj për një përfaqësim ligjor dinjitoz, për të gjitha çështjet që trajtohen dhe përfshihen në fushën e së drejtës civile, penale dhe administrative. Në këtë kuadër shërbimet tona në terma të përgjithshëm janë si më poshtë vijojnë:
* Kosulence ligjore.
* Përfaqësim ligjorë në gjykatën kushtetuese.
* Përfaqësim ligjorë në të gjitha shkallët e gjykimit, në Gjykatën e Lartë, deri në ekzekutimin e vendimit.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët civile.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët e pronësisë.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët e trashëgimisë.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët tregtare.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët familjare.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët e punës.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët administrative.
* Përfaqësim ligjorë në çështjët penale.
* Konsulence juridike.
* Studim i çështjeve dhe orintimi për një zgjidhje.
* Përgatitja dhe depozitimi i të gjitha materialeve të nevojshme në organet e administratës gjyqësore dhe në organet e tjera të administrateës shtetërore.
* Këshillimi i specializuar mbi pasojat dhe efektet juridike të një proçesi të caktuar gjyqësor
* Hartim dhe perpilim te dokumentave te ndryshme te cdo fushe qe lidhet me administraten shterore dhe tregtare dhe private.
* Ekzekutimin permbarimor te titujve ekzekutiv.
* Shkrime dhe studime per koferenca shkencore, Ese, diplloma dhe doktoratura.
* Praktike dhe trajnime dhe kurse per stundetet dhe asistentet me pervoj fillestare, ne fushen e drejtesise dhe ate te ekonomise.

3- NDERMJETESIM!

Ndërmjetësimi është veprimtari jashtëgjyqësore, në të cilën palët kërkojnë zgjidhjen e një mosmarrëveshje me anë të një personi të tretë asnjëanës (ndërmjetësit), për të arritur një zgjidhje të pranueshme të mosmarrëveshjes dhe që nuk bie në kundershtim me ligjin.

> ÇËSHTJE CIVILE ME KARAKTER PASUROR QË ZGJIDHEN ME NDËRMJETËSIM

1. Mosmarrëveshje për cënimin e pronësisë.

2. Mosmarrëveshje që lidhen me kontratat dypalëshe si kontrata shitjeje, sipërmarrjeje, qiraje, sigurimi, porosie.

3. Mosmarrëveshje që lidhen me pjestimin e pasurive në bashkëpronësi.

4. Mosmarrëveshje që lidhen me shkaktimin e dëmit moral apo material.

> ÇËSHTJE TË PUNËS QË ZGJIDHEN ME NDËRMJETËSIM

1. Mosmarrëveshjet në lidhje me dëmtimin e shkaktuar në punë, ndryshime të njëanshme të kushteve të kontratës dhe kushteve të punës.

2. Mosmarrëveshje që lidhen me shpërblimin për vjetërsi.

3. Mosmarrëveshje që lidhen me mospagimin e orëve shtesë apo shpërblimeve të caktuara për punëmarrësin.

> ÇËSHTJE PENALE QË ZGJIDHEN ME NDËRMJETËSIM

Ndërmjetësimi në fushën penale zbatohet për mosmarrveshjet që shqyrtohen nga gjykata me kërkesën/ ankesën e të dëmtuarit akuzues, ose të demtuarit. 
1. Plagosje e lehtë ose e rëndë.
2. Fyerje dhe shpifje.
3. Dhunim i banesës.
4. Ndërhyrje e padrejtë në jetën private.
5. Shtrëngimi ose pengimi për të bashkjetuar ose për të zgjidhur martesën.
6. Mosdhënie e padrejtë e fëmijës.
7. Mosrespektim i së drejtës së autorit.
8. Përdorin me keqdashje i thirrjeve telefonike.
7. Konflikte që lidhen me të dënuarit të cilëve iu është ofruar dënimi aleternativ ( Shërbimi i Provës ).

> MOSMARRËVESHJET FAMILJARE QË ZGJIDHEN ME NDËRMJETËSIM

1. Çështjet Familjare që lidhen me marrëdhëniet personale, pasurore apo të mirëqënies së fëmijëve dhe të bashkëshortëve.

2. Mosmarrëveshjet që lidhen me fëmijët si pasojë e zgjidhjes së martesës si : detyrimi për ushqim, për mirërritje, edukimin dhe arsimimin e fëmijëve, takimet e fëmijëve me prindërit, gjyshërit e të afërmit.

3. Mosmarrëveshjet lidhur me çështjen e ushtrimit të përgjegjësisë prindërore.

4. Mosmarrëveshje lidhur me administrimin e pasurisë së fëmijës nga njëri prind të cilit i është besuar rritja dhe edukimi.

5. Mosmarrëveshjet që lidhen me pasojat personale e pasurore ndërmjet bashkëshortëve pas zgjidhjes së martesës.

6. Mosmarrëveshje në lidhje me të drejtën e banimit.

> ÇËSHTJET TREGTARE QË ZGJIDHEN ME NDËRMJETËSIM

1. Mosmarrëveshjet që lidhen me zmadhimin, zvogëlimin apo rivlerësimin e kapitalit në shoqëritë tregtare.

2.Mosmarrëveshjet që lidhen me ortakët dhe kuotat, aksionet apo kontributin e tyre në shoqëritë tregtare.

3. Mosmarrëveshjet që lindin ndërmjet dy shoqërive tregtare.

*Hapat e procedures se ndermjetesimit;

FAZA 1: Ndërmjetësuesi do të shpjegojë parimet e ndërmjetësimit, do të caktojë rregullat themelore dhe do të përgjigjet në të gjitha pyetjet e palëve. Palët dhe ndërmjetësuesi do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi ndërmjetësim.
FAZA 2: Secila palë do të ketë kohë të pandërprerë për të treguar historinë e tij/saj dhe për të shpjeguar këndvështrimet dhe ndjenjat e tij/saj, pa u sfiduar.
FAZA 3: Ndërmjetësuesi do të udhëheqë diskutimin e palëve, duke siguruar që palët mund të përgjigjen në qëndrimet dhe ndjenjat reciproke në mënyrë të qetë dhe të kontrolluar. Ndërmjetësuesi do të parashtrojë pyetje për të sqaruar çështjet në mosmarrëveshje dhe për të sigurojë që palët kanë të gjitha informatat që ata kanë nevojë për të marrë një vendim.
FAZA 4: Duke përdorur informatat e mbledhura gjatë fazave paraprake, ndërmjetësuesi do të ndihmojë palët në identifikimin edhe hulumtimin e zgjidhjeve të mundshme.
FAZA 5: Ndërmjetësuesi do të ndihmojë palët për të arritur marrëveshjen përfundimtare e cila është e kënaqshme për të dyja palët dhe të përgatisë një marrëveshje me shkrim që duhet nënshkruar nga palët dhe ndërmjetësuesi. Nëse marrëveshja nuk arrihet, ndërmjetësuesi do ta ndërpresë ndërmjetësimin.


KONTAKT

📍 Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta, Pallati Gora, Kulla 2, Kati 2, Apartamenti 8, 1023 Tirana

📲 Per me shume informacion na kontaktoni ne numrin tone te telefonit ose ne adresen e e-mail!

📩 Email: [email protected]