Kopshti BLETEZAT Tirane

Sherbime formimi dhe edukimi 17/11/2022 10:37 Post ID: 1416
Pagesa 7,000 Leke
Qyteti - Zona Tirane - Stacioni trenit/Rruga e Dibres/5 Maji/Medreseja
Adresa Rruga Ramazan Shijaku, Tirana, Albania - Harta
Lexime 1453
File list: logo-zyrtare-bletezat-300x102.png,

Përse duhet të zgjedhim kopshtin Bletëzat?

Mësueset e kopshtit tonë i karakterizon një dashuri e vertetë për punën dhe angazhim i plotë me fëmijët. Ato frymëzojnë tek fëmijët pasionin për të zbuluar, krijuar dhe për të qenë të dalluar. Stafi ynë është i përfshirë në zhvillimin profesional të vazhdueshëm përmes programeve dhe trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.

Programet tona janë planifikuar me kujdes duke u fokusuar në nevojat sociale, intelektuale, fizike dhe emocionale të secilit fëmijë. Të mësuarit social dhe nëpërmjet lojës janë komponentë të rëndësishëm të programit tonë.

PËRKUJDESJE SHËNDETSORE
Ne u dhurojmë fëmijëve tuaj dashuri të sinqertë dhe kujdes njëlloj sikur të ishin fëmijët tanë. “Bletëzat” kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me mjekë pediatër të licencuar të cilët përkujdesen për shëndetin e fëmijëve tuaj.

RRITJE TË SHËNDETSHME
Ushqimi, cilësor, i shëndëtshem dhe i sigurt. Menuja e paracaktuar nga dietologë për fëmijë, gatuar nga kuzhiniere me përvojë.

ARGËTIM DHE EDUKIM
Të mësuarit social dhe nëpërmjet lojës janë komponentë të rëndësishëm të programit tonë. Lojrat edukative janë mënyra me efikase dhe më interesante për t`u shpjeguar fëmijëve koncepte të reja. Ata argëtohen duke luajtur me njëri-tjetrin ndërkohë që përvetësojnë veti dhe sjellje të dobishme.

VENDODHJE E PËRSHTATSHME
Vendodhja e kopshtit tonë është shumë e përshtatshme dhe e aksesueshme nga çdo anë e qytetit.

Ejani pranë nesh!

Kontakt: Rruga: Ramazan Shijaku, Vila “Ali Mehmeti” Banesa nr. 55
Website: http://bletezat.al/