Klinika Endoskopike LaVita Tirane

Sherbime Shendetesore dhe Estetike 27/10/2020 16:28 Post ID: 11189

1,000 Leke

  • Klinika Endoskopike LaVita


Pagesa 1,000 Leke
Qyteti - Zona Tirane - Spitali QSUT/Xhamlliku/Kinostudio
Adresa Tirana, Albania - Harta
Lexime 298

📣Klinika Endoskopike LaVitađŸ©ș

👉Klinika La Vita nisi aktivitetin e saj ne vitin 2008 ne Kavaje. Ne Gusht 2012 u hap ne Tirane nje dege e re e kesaj klinike, e specializuar ne procedurat endoskopike.

Stafi ynë, me një eksperience 10 vjeçare në një praktike private mjekësore, duke punuar me cilësi e përkushtim, është i dedikuar maksimalisht në përkujdesjen për shëndetin e pacienteve. Komentet dhe sugjerimet e pacienteve reflektohen edhe ne ndryshimet që ne bëjmë në kabinet.

Çdo procedure e kryher nĂ« kabinetin tonĂ« asistohet nga njĂ« staf i kualifikuar dhe i licencuar nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Urdheri i Mjekut dhe i Infermierit tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Anestezistet që asistojnë në rastet e pacienteve me risk të lartë sigurohen që çdo procedure të jetë absolutisht e sigurt dhe pa dhimbje. Ne kabinetin tonë të videoendoskopisë ka hapësirë dhe pajisje të përshtatshme të cilat janë të teknologjisë më të lartë bashkëkohore. Sterilizimi i pajisjeve bëhet sipas standardeve të përcaktuara nga Shoqata Evropiane e Endoskopisë me solucionet dhe kohëzgjatjen e duhur.

Rehatia e pacientit Ă«shtĂ« siguruar nĂ« dhomat e ekzaminimit dhe mjediset e observimit pas trajtimit, pĂ«r aq kohe sa tĂ« jete e nevojshme . Stafi Ă«shtĂ« i pĂ«rbĂ«rĂ« nga njerĂ«z tĂ« kujdesshĂ«m, te trajnuar shumĂ« mirĂ« dhe shumĂ« tĂ« shoqĂ«rueshĂ«m. Çdo koment apo sugjerim i juaj adresohet nĂ« moment dhe ekzaminimi bĂ«het njĂ« eksperiencĂ« interaktive ndĂ«rkohe qĂ« edhe pĂ«rmirĂ«simet marrin jete.

Ekzaminimi i kryer i jepet pacientit i kompjuterizuar (Në gjuhen Shqipe, Angleze apo Italiane) si edhe përshkrimi dhe filmimi i plote i jepet në CD, të cilën mund ta konsultoje edhe në çdo vend tjetër brenda dhe jashtë Shqipërisë.

📍Adresa : Rruga Kongresi i Manastirit, Nr. 103 1015 Tirana, Albania




Anetari ID: 5

photo

Njoftimi ID: 11189