Cfarë duhet të dish për turizmin dentar në Shqipëri?

Nuk e ke dëgjuar akoma? Po “bërtitet” gjithandej për Shqipërinë! Eja dhe ti!
Më lejo të të prezantoj me Shqipërinë e vërtetë. Je duke pyetur veten nëse do të ndihesh i/e sigurt? Po të them të rrish i/e qetë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, kohërat e diktaturës dhe luftës civile në Shqipëri kanë përfunduar.
Tani Shqipëria po merr frymë dhe po rritet! Në vitet e fundit ka pasur një zhvillim të jashtëzakonshëm në nivelin ekonomik dhe infrastrukturor.
Një nga sektorët që po lulëzon është padiskutim turizmi, një portë kyçe e ekonomisë së Shqipërisë, i cili ka një përmirësim të vazhdueshëm nga viti në vit. Kjo si rezultat i resurseve të shumta që ofrojnë një ter

blog-post image

ren për favorizimin e turizmit gjatë gjithë vitit.
Ju nevojiten më tepër detaje për bukurinë e Shqipërise , na kontaktoni
Përvec bukurive natyre dhe historike Shqiperia ofron dhe sherbime mjekësore teper të favorizueshme. Jeni duke planifikuar per pushime, nderkohe keni dhe nevoje per sherbim mjekesor? Në Shqipëri do ti gjeni të gjitha! Kërkoni cilësi , kosto të arsyeshme dhe punë profesionale? Jeni në vendin e duhur.
Turizmi dentar, tashme një fenomen global..
Pa diskutim turizmi detar është një nga sektorët që lulëzon më tepër por të mos harrojmë dhe turizmin dentar në Shqipëri .I lindur në dekadat e fundit, është një degë e turizmit mjekësor. Njerëzit zgjedhin të udhëtojnë në vende të tjera për të marrë të njëjtat shërbime dentare por me një çmim më të ulët.
Të parët që e filluan ketë lëvizje ishin Amerikanët dhe Kanadezët të cilët shkuan për të marrë trajtime dentare në Meksikë

, Kosta-Rika dhe Peru. Australianët udhëtuan dre\jt Tajlandës dhe Indisë. Në ditët e sotme italianët shkojnë me shumicë drejt Kroacisë duke e shfrytëzuar edhe për pushime verore.
Turizmi dentar në Shqipëri lindi mbi 10 vjet më parë me pacientët e parë që ishin pikërisht vet Shqiptarët që jetonin në vendet fqinje dhe vinin në Shqipëri për të kaluar pushimet verore.
Ishin këta pacient shqiptarë të cilët rekomanduan edhe miqtë e tyre të huaj që të kalonin pushimet në Shqipëri dhe njëkohësisht të kryenin trajtimet dentare duke kursyer deri në 60% të vlerës. Sot turizmi dentar është shumë i organizuar.
Shumë klinika ofrojnë paketa dentare që përfshijnë asistencën për biletën, transportin nga aeroporti, akomodimin dhe guidë turistike.
Jeni duke menduar se si do e kaloni kohën në Shqipëri duke mos menduar për shërbimin dentar që do teë merrni? Ne iu ofrojmë një ambient komod duke menduar cdo gjë për ju.
Tirana, kryeqyteti dinamik
Nuk ka dyshim që të përkedhelësh veten në plazhet fantastike të bregdetit Jonian është e mrekullueshme, por mos harroni kryeqytetin, Tiranën. Më shumë se 1 milion banorë dhe sa shumë atraksione për të vizituar. Sa shumë frymë e re dhe energji që të mbërthen, në Tiranë. Egziston një simbiozë midis kafeterive të shumta ditore dhe klubeve të mrekullueshme të natës, midis gjallërisë gati kaotike të qendrës dhe qetësisë së periferisë.
Sot në Tiranë, nuk mungon asgjë nga ato që mund të shohësh në çdo vend të Europës. Madje më mirë, pse jo. Por duhet te vish që ta ndjesh energjinë!
Nuk keni pse të mendoni ju për problemet tuaja, ne mendojmë për ju.
Ti zgjohesh në mëngjes dhe të ngacmon stomakun aroma e brioshit nëpër kafeteri, që le të themi janë kaq shumë, dhe ti e kupton se je në Tiranë. Natën të elektrizon muzika e klubeve dhe mund të ndjesh një gjallëri nga e cila nuk mund të shpëtosh, muzkë e mirë, shërbim fantasik dhe njërëz të bukur...
Atëherë çdo gjë është e thjeshtë, apo jo? Në Tiranën e sotme është shumë e lehtë të organizohesh dhe të ofrosh të gjitha këto shërbime.
Është e thjeshtë të gjesh hotele të rehatshme me një çmim të mirë në qendër të Tiranës, të lëvizësh në taksi dhe të ushqehesh në restorante me guzhinë tradicionale apo mesdhetare duke paguar sa gjysma e çmimeve të vendeve të zhvilluara Europiane!
Atraksionet historike janë një tjetër thesar që nuk duhen humbur. Në Tiranë të pres të na vizitosh.
Cfare ofron turzmi dentar ne Shqiperi?
Ekonomi dhe kursim mbi te gjitha
“ Kurseni deri në 50%” është ajo që të gjitha klinikat dentare reklamojnë, por a është vërtet kështu? Në Shqipëri çdo gjë kushton më pak dhe kjo të jep mundësinë të kesh një buzëqeshje të re, të kursesh 50% dhe të vizitosh Tiranën për disa ditë.
Çmimet më të ulëta të trajtimeve dentare janë në një linjë me të gjitha çmimet e shërbimeve të tjera në Shqipëri.Taksat, rrogat, qeratë, çdo gjë kushton më pak në krahasim me vendet e zhvilluara Europiane.
Shumë pretendojnë se në Shqipëri përdoren materiale të një cilësie të ulët, por kjo absolutisht që nuk është e vërtetë sepse në Tiranë ka shumë klinika që operojnë me çertifikata cilësie ISO 9001 dhe me materiale të markave CE.
Për më shumë informacion në lidhje me arsyen e çmimeve dentare më të ulëta në Shqipëri ju lutem lexoni :
Profesionalitet
Në fund ajo që ka më shumë rëndësi janë cilësia, profesionaliteti, dhe jetëgjatësia e trajtimeve dentare. Edhe në Shqipëri, si në të gjitha vendet e tjera të botës mund ti gjesh të dyja anët e medaljes. Ketu mund të gjeni pa dyshim klinika moderne që ofrojnë shërbime me të njëjtin profesionalitet dhe cilësi si në vendet e zhvilluara Europiane, por mund të gjejmë edhe klinika që pretendojnë se dinë të bëjnë gjithçka kur në fakt mjekët që punojnë aty nuk janë të specializuar në asnjë fushë të dentistrisë.
Mjafton të kërkoni në internet për feedback-un e pacientëve dhe do të gjeni shumë të tillë të kënaqur nga shërbimet e marra. Pra, nëse gjenden profesionistët e duhur, trajtimi dentar do të jetë i sigurtë dhe i shëndetshëm për shumë e shumë vite me radhë.
Akoma nuk e beson? Hidhi nje sy dhe na kontakoni per me shume.
Mendoni se jeni ju te paret? Le ti hedhim nje sy studimit te INSTAT per sa I perket turzimit dentar ne Shqiperi.
INSTAT, rritet numri i të huajve për trajtim shëndetësor
Sipas përllogaritjeve të INSTAT, në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit 2021, shifrat e të huajve që kanë vizituar Shqipërinë për arsye shëndetësore kanë qenë 2315. Por, shifrave të këtij viti ende nuk i janë shtuar ato të sezonit të verës, në të cilën pritet se shifrat e tyre do të jenë të larta, sipas kreut të SHDSH dhe klinikave në vend.
Sa te kushton një shërbim dentar ne Shqiperi?
Çmimet variojnë sipas klinikave dhe materilaeve që përdoren nga dentistët. Kryesisht, vizitat rutinë të kontrollit të përgjithshëm është falas (edhe në klinikat më të mëdha), ndërsa për sa u përket mjekimeve çmimet variojnë në 500-700 lekë (në raste infeksionesh).
Pastrimi i gurëzave dhe zbardhja e nivelit të parë kushton 1500-2000 lekë. Zbardhjet e niveleve më të mëdha kushtojnë deri në 3500 lekë. Mbushjet e dhëmbëve shkojnë deri në 3500 lekë (ajo e gradës së tretë). Ekstraksioni i dhëmbëve shkon në 200-500 lekë. Vendosja e dhëmbëve me këllëf deri në 10 mijë lekë, ndërsa me urë 200 euro.
Proteza totale arrin shifrat e 500 mijë lekëve, ndërsa implantet deri në 650euro.
Po flasim për cilësi. Faseta EMAX më e keërkuara për cilësi tek ne kushton 300 euro. Ortodonci e padukshme 120 euro. Për më tepër lehtësime në Shqipëri ju ofrojmë dhe paketa të kombinuara për ju.

Po ju japim një shembull. Nëse do ju duhej të benit vetëm një implant dentar, kosto e tij ne kliniken tone ne Shqiperi do ishte:
2 udhetime, i pari për konsultën dhe vendosjen e vidës. Dhe i dyti për vendosjen e kurorës. Udhëtimet kushtojnë €200 total vajtje-ardhje.
Kosto e implantit, €600
Akomodimi €20/Nata. Duhen 8 ditë. 1 ditë për fazën e parë dhe 7 ditë për vendosjen e kurorës. Totali: €160
Ushqimi €15/Dita. Totali: €120
Pra në total: €1200
Nderkohe ne Itali kosto do ishte:
Konsulta, €50
Kosto e implantint, €2500
Pra ne total: €2550
Pra, sic e shikoni, kosto e vetëm një implanti në Shqiperi është 2 herë më e lirë se në Itali
Cfare je duke pritur akoma? Më jep te dhënat dhe nisu në Shqipëri.
Nëse të ka mbetur një fije dyshimi dhe skepticizmi, nuk të mbetet gjë tjetër përvecse ta prekësh atë vetë...
Ju mirepresim te kaloni nje eksperience te paharrueshme krahas sherbimeve te densitrisë tek ne.