Brand Manager Tirana

Oferta Pune 08/04/2021 14:28 Post ID: 30668


Pagesa Me Marreveshje
Pozicioni Brand Manager
Arsimi Master
Mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirana - Vore
Adresa Picar, Vore, Tirane - Harta
Lexime 32

Brand Manger është përgjegjës për menaxhimin e portofolit të markave dhe produkteve të caktuara, nëpërmjet zgjedhjes dhe përshtatjes së strategjive për tregun e synuar.

Detyrat
Kërkim dhe analizim i tregut; - Menaxherët e Markave kryejnë hulumtime të tregut në mënyrë që të përditësohen me trendet e klientëve, si dhe bazat për të parashikuar tendencat e ardhshme;
Strategjitë e markës.- Bazuar në udhëzimet e markës dhe analizat e tregut, Menaxherët e Markave zhvillojnë strategji të markave, plane të markave dhe mbikqyrin fushatat e marketingut nëpër platformat e shtypit, transmetuese dhe online, për të siguruar që produktet dhe shërbimet të përmbushin pritshmërinë e klientëve dhe të ndërtojnë besueshmërinë e markave.
Planet e markës duhet të përfshijnë KPIs (Key Performance Inidicatiors – Treguesit Kyç të Performancës) dhe ROI. (Return on Investment – Kthimi nga Investimi);
KPI/ROI e projekteve. Menaxherët e Markave analizojnë suksesin e fushatave të marketingut (arritja e KPI, ROI), përgatisin njoftimin për përmirësimin dhe raportet përkatëse;
Ngjarjet dhe materialet. - Organizimi i ngjarjeve të tilla si hedhja në treg e produkteve, ekspozitat dhe fotosesionet në bazë të programeve vjetore nga marka e aprovuar në fillimin e vitit;
Klientët dhe puna në ekip.- Menaxherët e Markave për të rritur performancën realizojnë takime me klientët dhe vizita në treg të paktën 2 herë në muaj;
Raportimi dhe prezantimi. - Menaxherët e Markave përgatisin raporte mujore të markave ose sipas udhëzimeve nga menaxheri përkatës;

Kualifikimet
Diplomë Universitare në Ekonomik;
Të kenë jo më pak se 4 vite pune në pozicionin Brand Manager ose Menaxher Produkti;
Aftësi shumë të mira njohëse dhe zotëruese të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar (nivel i avancuar);
Aftesi te provuara ne menaxhimin e buxhetit;
Aftësi shumë të mira komunikuese, menaxhuese, organizative dhe planifikuese;
Aftësi përdoruese të nivelit të avancuar të paketës MS Office;
Të zotërojë patentë të klasit B.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën: [email protected]

Aplikimet mbyllen më 30 PRILL 2021

Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"

Afati i fundit i aplikimit: 30/04/2021 14:41

Njoftimi ID: 30668