Otp Bank kerkon te punesoje Drejtor Dege, Dega Autostrada Tirana

Oferta Pune 12/04/2021 15:52 Post ID: 29695


Pagesa Me Marreveshje
Pozicioni Drejtor Dege
Arsimi Gjimnaz
Mosha E Pa Percaktuar
Qyteti - Zona Tirana - Zone Periferike
Adresa Tirana, Albania - Harta
Lexime 175

Objektivat Kyçe

Te arrije realizimin e objektivave ne fushen e biznesit te deges, percaktuar ne targetat  e vendosur qysh ne fillim te vitit ne fushen e:

  • Kredive Retail & cilesine e tyre
  • Depozitave
  • Paketave
  • Marreveshjeve te pagave
  • Klienteve aktive
  • Etj.

Objektivat e Riskut Operacional

  • Kujdeset dhe merr masat duke hartuar plane veprime per çdo gjetje apo pasaktesi te identifikuar nga specialistet e Auditit te brendshem ose te Kontrollit te Vazhdueshem me synim eleminimin e tyre.
  • Informon punonjesit dhe kontrollon zbatimin (duke qene edhe vete zbatues i tyre) e te gjithe kuadrit ligjor dhe normativ te adresuar ne drejtim te degeve sikunder jane ligje , urdhera dhe udhezime te leshuara nga institucionet qendrore dhe lokale  te vendit si dhe manuale, rregullore, procedura, urdhera dhe udhezime dhe çdo porosi tjeter leshuar nga strukturat vendimarrese te Bankes.
  • Te mbaje nen kontroll risqet opracionale ne degen e tij.
  • Vepron si korrespondent i riskut operacional, duke siguruar bashkerendimin dhe monitorimin e detyrave qe dalin nga rregulloret dhe politikat e riskut operacional per perimetrin e tij / saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit te planeve te veprimit.
  • Ka nje rol proaktiv ne zhvillimin dhe mirembajtjen e vazhdimesise se biznesit te aktiviteteve kryesore nen pergjegjesine e tyre.

Pergjegjesite KYC dhe AML

  • Eshte personi pergjegjes ne dege per Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit.
  • Eshte pergjegjes per cilesine e te dhenave te klientit ne zbatim te parimit Njihni Klientin Tuaj.

Rolet dhe Pergjegjesite Kryesore

  • Te kete aftesi per te perfaqesuar me profesionalizem degen e Bankes dhe te marre pergjegjesi per tere veprimtarine e saj, ne perputhje me dispozitat ligjore ne fuqi, statutin dhe udhezimet e Drejtorise se Pergjithshme te Bankes OTP Albania.
  • Te zoteroje integritet moral si element thelbesor ne perfaqesimin me dinjitet te emrit te bankes.
  • Te kete aftesi organizuese, drejtuese dhe kontrolluese ne funksion te administrimit te veprimtarise se perditshme te Deges dhe te stafit te saj.
  • Te manaxhoje dhe te kujdeset per ndertimin dhe funksionimin normal te marredhenieve midis deges dhe departamenteve te tjera ne Drejtorine e Pergjithshme me qellim arritjen e objektivave  dhe permiresimin e cilesise se sherbimit ndaj klienteles.
  • Te zoteroje njohurite e domosdoshme per produktet e bankes dhe njekohesisht te kete aftesi shitese.
  • Te njohe thellesisht çdo veprimtari opracionale te deges dhe te siguroje qe gjithe veprimtaria e personelit te deges eshte ne perputhje me procedurat perkatese.
  • Mban pergjegjesi per çdo veprim financiar dhe çdo transaksion te urdheruar, vleresuar apo kontrolluar prej tij.

Kualifikime te Nevojshme

  • Diplome e shkolles se larte, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te, eksperience pune ne te njejtin profil ne sistemin bankar.
  • Te kete njohuri shume te mira ne perdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.

 Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV te perditesuar dhe nje leter motivimi ne adresen e email-it




Afati i fundit i aplikimit: 07/04/2021 15:13

Anetari ID: 7910

photo

Njoftimi ID: 29695