OTP BANK KERKON SPECIALIST MBIKQYRJE Tirana
Oferta Pune 14/01/2021 16:22 Post ID: 24662Pagesa | Me Marreveshje |
---|---|
Pozicioni | Specialist Mbikqyrje |
Arsimi | Bachelor |
Mosha | E Pa Percaktuar |
Qyteti - Zona | Tirana - Sheshi Shkenderbej/Myslym Shyri |
Adresa | Tirana, Albania - Harta |
Lexime | 85 |
Specialist, Sektori i Mbikqyrjes se Vazhdueshme
Pozicioni : Specialist
Sektori: Sektori i Mbikqyrjes së Vazhdueshme
Përmbledhje e pozicionit
Specialisti i Mbikqyrjes së vazhdueshme është përgjegjës për kryerjen e kontrolleve periodike në rrjetin e degëve, me synim sigurimin që aktivitetet e kryera në degë janë në përputhje me Kuadrin Rregullativ të bankës;
🔴Rolet dhe përgjegjësitë
- Kryen kontrolle të vazhdueshme në rrjetin e degëve duke zbatuar proçedurat e kuadrit Rregullativ të brendshëm të Bankës, në përputhje me Politikat dhe standartet e Grupit;
- Zbaton planin e kontrolleve, duke u siguruar që kontrolli i kryer mbulon të gjithë indikatorët e riskut sipas guidave të kontrollit;
- Verifikon në degë dokumentacionin fizik dhe të dhenat e regjistruara në sistemin qëndror të bankës për të vlerësuar cilësinë e operacioneve dhe nivelin e përputhshmërisë për transaksionet;
- Mbledh evidenca, analizon anomalitë e evidentuara dhe vlerëson riskun dhe implikimet për degën dhe/apo Bankën;
- Prezanton kërkesat rregullatore dhe udhëzon punonjësit në degë për proçeset dhe rregulloret në fuqi;
- Bashkëpunon me Përgjegjësin e Sektorit të Mbikeqyrjes për vlerësimin e riskut të anomalive të identifikuara gjatë kontrolleve si edhe për përcaktimin e masave përkatëse;
- Përgatit planin e veprimit dhe ia komunikon degës, regjistron rezultatin e kontrollit dhe masat e marra në aplikacionin e bankës;
- Angazhohet në ndjekjen e implementimit të planit të veprimit dhe mbylljes së anomalive, me synim minimizimin e risqeve për Bankën;
- Ndjek dhe zbaton vlerat e Bankës përgjatë vizitave në degë,
- Tregon profesionalizëm dhe një standard të lartë komunikimi;
- Detyra e përgjegjësi të tjera bazuar në nevojat e Bankës;
🔴Kualifikimet dhe aftësitë
- Diplomë Universitare, preferohen degët Ekonomi/ Financë & Bankë / Administrim Biznesi
- Eksperiencë në sektorin bankar minimumi tre vjet. Preferohet eksperiencë në fusha të ndryshme të bankës si operacione, audit, kredi, rrjeti i degëve.
- Të ketë aftësi të mira organizimi dhe pune në grup.
- Të ketë vetëkontroll dhe përgjegjshmëri.
- Të jetë i/e aftë të punojë dhe gjykojë në mënyrë të pavarur me minimumin e supervizimit nga eprori;
- Integritet personal dhe profesional, konfidencialitet dhe besueshmëri;
- Aftësi shumë të mira analitike dhe mendim kritik;
- Fleksibël dhe me dëshirë për zhvillim;
- Aftesi shumë të mira në Programet bazë të paketës office, kryesisht excel;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në shkrim, lexim edhe në komunikim.
- Gatishmëri për të udhëtuar, për të qëndruar e punuar në qytete të ndryshme për periudha disa ditore;
- Të zotërojë një leje drejtimi automjeti dhe te jetë i aftë të udhëtojë në mënyrë të pavarur në rrjetin e degëve.
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it [email protected]
Afati i fundit i aplikimeve është 24 Janar 2021.
Afati i fundit i aplikimit: 24/01/2021 16:27
Anetari ID: 6231

Njoftimi ID: 24662